Për herë të 16-të që nga fillimi i luftës, ushtria ukrainase goditi me zjarr plasdarmin rus përballë Hersonit në Çernobaevka, njoftoi këshilltari presidencial Aleksej Arestoviç. U shkatërruan magazina me raketa dhe municione. Mbetet e paqartë pse forcat ruse vazhdojnë të përpiqen të zgjerojnë bazën e tyre logjistike në Çernobaevka, ku humbën dy gjeneralë.
Mbrojtësit e qytetit të rrethuar ukrainas Mariupoll nuk iu nënshtruan ultimatumit rus dhe refuzuan të dorëzohen, njoftoi Kryeministri ukrainas Denis Shmigall. Ekziston frika se pozicioni i fundit mbrojtës në qytet, Uzina Azov Stal, është bërë një strehë për shumë gra dhe fëmijë që ikin nga bombardimet ruse.
Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski tha se Rusia po kërkon të asgjësojë Donbasin dhe premtoi ta mbrojë atë, duke filluar nga Mariupolli i rrethuar. Ukraina nuk mund të heqë dorë nga territoret e saj, tha Zelenski për CNN, duke theksuar se ai do të negociojë me Moskën vetëm nëse Rusia e pranon këtë kusht.
Zelenski foli me Drejtoreshën Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva Kyiv për të kërkuar nga fondi dhe G-7, 50 miliardë dollarë për të mbuluar deficitin ushtarak. Marrëveshja do të negociohet këtë javë në Uashington.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..