Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv tregon mënyrën e jetesës, mentalitetin dhe kulturën e bullgarëve nga fillimi i shekullit të XIX deri në vitet e 30-të të shekullit XX. Vizituesit e ekspozitës “Përparësja – simbol dhe apotropaik” mund t’u kënaqen kryeveprave të mrekullueshme të veshjeve popullore, këmishëve, përparëseve, çorapeve nga kënde të ndryshme të Bullgarisë, të mbledhura në vazhdim të 20 viteve nga Prof. Julija Dillova dhe i dhuruara muzeut nga vajza e saj.
“Koleksioni është interesant, sepse në të nuk ka pothuajse asnjë element të veshjeve të meshkujve. Ai është i orientuar vetëm te pjesa femërore e shoqërisë – tregon Grozdelina Georgieva nga Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv. – Veshjet e punuara nga bullgarja mbronin trupin, ndërsa simbolet e thurura ose qëndisura mbi to shërbenin për mbrojtjen nga sy të këqija. Petku është një apotropaik origjinal i tërësishëm për njeriun, i cili e mban. Bullgarët kishin frikë nga sy të këqija, ndaj morën shumë masa mbrojtëse. Në disa rajone të Bullgarisë pjesa e sipërme dhe thembra e çorapeve ngjyroseshin me ngjyra apotropaike – të kuqe ose jeshile. Figurat e qëndisura në skajet e fundeve, mëngëve dhe sqetullave kanë fuqi mbrojtëse. Përparëset dhe paftat mbronin belin dhe organet riprodhuese, ndërsa zbukurimet për kokë mbronin “të butin e kokës”, pjesë kjo e cila konsiderohej pika më e dobët e njeriut.”
Tërë jeta e Prof. Julija Dillova është e lidhur me problemet e grave dhe të drejtave të tyre. Ajo ishte eksperte në OKB mbi problemet e sistemeve të informacionit, profesoreshë e ftuar në Universitetin e Standfortit, profesoreshë e ekonomisë, standardizimit dhe sistemeve elektronike. Duke u kthyer në Bullgari ajo vendosi të ruajë për brezat bukurinë origjinale të veshjeve të bullgares.Koleksioni përmban afro 540 eksponate, dhe në të mbi 200 janë përparëset e të gjitha krahinave etnografike të Bullgarisë. Pse ky element i kostumit të bullgares është aq i rëndësishëm?
“Pa përparësen veshja e grave nuk mundet – përgjigjet Grozdelina Georgieva. – Vetëm në krahinën folklorike të shopëve, që shtrihet në territorin e Bullgarisë së Mesme Perëndimore, kostumi mund të ekzistojë pa përparësen, por vetëm në jetën e përditshme. Një përparëse duhet mbajtur gjatë festave dhe ngjarjeve të rëndësishme. Ajo është elementi që bie në sy në kostumin e gruas dhe është pjesa më e ndritshme në të. Në kulturën popullore pranohet, se përparësja e vendosur përpara mbron barkun e femrës, dhe kur kombinohet me rrip dhe pafta, sidomos në ditën e dasmës, konsiderohet se është i bërë një rreth i plotë i mbrojtjes së trupit të femrës. Sepse në kulturën popullore, gjëja më e rëndësishme për një grua është të martohet dhe të vazhdojë fisin.”
Përparësja është një shenje e përkatësisë etnike dhe e moshës, ka funksion social dhe ritual. Njëra mbahet ditët e përditshme, tjetra – ditët festive.
“Në moshat e ndryshme mbahen përparëse jo të ngjashme me shenje që dallohen. Përparëset e grave më të reja dhe të nuseve janë në ngjyra të hapura dhe laramane. Përparëset e grave më të moshuara janë në ngjyra më të mbyllur dhe me më pak simbole mbi to sepse ajo nuk luan rolin për të mbrojtur këtë grua, e cila e ka plotësuar funksionet e saj jetike. Përparësja është gjuha e pashkruar e bullgares, gjuha e shenjave që ajo i vë vetes.”
Krahas ekspozitës u botua edhe katalogu luksoz, bullgarish dhe anglisht, “Me dashuri ndaj endjeve”. Fotograf është Çavdar Stojçev. Veshjet janë të paraqitura në mes të eksterierëve të mahnitshme të fshatit Dollen të Bullgarisë Jugperëndimore, ku jetonte dhe mblidhte koleksionin e saj Prof. Dillova.“Katalogu është njeri nga më të bukurit të cilët muzeu ynë ka botuar. Në të mund të shihen të gjitha veshjet e koleksionit të Prof. Dillova, si dhe ekzemplarë të veçantë, të cilët ajo nuk arriti të mblidhej si një komplet të plotë – saktëson Grozdelina Georgieva. – Por ata janë të paraqitura në katalog, sepse qëllimi është për të treguar pasionin dhe vlerësimin e një njeriu, i cili nuk është i lidhur drejtpërsëdrejti me historinë dhe folklorin, por 20 vjet nga jeta i kushtoi për të treguar bukurinë femërore përmes krijimtarisë së gjeniut popullor pa emër.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..