Lufta në Ukrainë dhe inflacioni në rritje nuk i kanë ndaluar njerëzit të udhëtojnë nëpër botë, përfshirë këtudhe Bullgarinë.Është e mjaftueshme që njeriu të shëtisë nëpër qendrën e Sofjes, që të bindet në këtë. Të huaj, më tepër nga Bashkimi Evropian dhe nga shtetet e afërta ballkanike, përdorin fluturimet e lira, që të mund të shkojnë për një fundjavë deri në kryeqytetin bullgar. Dhe vendpushimet tona dimërore, të cilat sivjet po bëhen gati të mbyllin sezonin në prag të Pashkës, nuk ankohen nga mungesa e miqve nga jashtë. Një pjesë jo e vogël prej tyre mbërrijnë në Bullgari përmes Aeroportit të Sofjes.
Pavarësisht nga kjo dhe gjatë muajit të tretë të vitit 2022, trafiku ajror mbi vend është ende larg niveleve para pandemisë, njoftojnë nga drejtoria e aeroportit. Trafiku i pasagjerëve në shërbimet e planifikuara ndërkombëtare është ulur me 31% krahasuar me muajin e tretë të vitit 2019, por rritja në krahasim me vitin e kaluar është gati 260 mijë persona. Po vihet re dhe një rritje e lartë e pasagjerëve dhe fluturimeve të brendshme.Sipas të dhënave të aeroportit, ato janë me 77% më shumë në krahasim me muajin mars 2021.
“Lufta në Ukrainë, si dhe rritja e çmimeve të karburanteve, po prek të gjithë sektorin e aviacionit dhe po pengon rimëkëmbjen e shpejtë të trafikut. Presim që lehtësimi i masave kundër Covid të ketë efekt pozitiv në udhëtimet ajrore, por akoma jemi larg nga nivelet para pandemisë. Ekipi i Aeroportit të Sofjes punon për hapjen e fluturimeve të reja të rregullta dhe fluturimeve sezonale, disa nga të cilat tani janë një pjesë nga orari ynë i verës” - deklaroi Hesus Kabajero, drejtor ekzekutiv i aeroportit më të madh dhe të ngarkuar në Bullgari.
Ndërkohë aeroporti në qytetin Burgas njofton se gjatë muajit mars ka shërbyer 147% më shumë pasagjerë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Statistika është marramendëse në sfondin e fluturimeve të anuluara nga Rusia dhe Ukraina. Më shumë turistë në aeroportin e Burgasit kanë ardhur nga Britania e Madhe dhe nga Bullgaria.
Aeroporti i Varnës llogarit një shtim edhe më të madh prej 152% të udhëtarëve të shërbyer. Gjatë muajit mars kryeqyteti ynë detar është i vizituar prej 51 354 vetave në sfondin e vetëm 20 401 gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Udhëtarët kanë qenë kryesisht nga Gjermania, Bullgaria, Britania e Madhe, Austria dhe Turqia.
Zhdukja e situatës emergjente lidhur me përhapjen e koronavirusit sugjeron një sezon premtues, por lufta në Ukrainë ngre shqetësime serioze në këtë sektor. Akoma nuk mund të ripohohet nëse gjatë vitit 2022 aeroportet tona do të arrijnë nivelet e vitit 2019 para pandemisë por koncesionarët shpresojnë të evitojnë vështirësitë dhe të dalin në sipërfaqe.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, bgescc, varna.utre.bg
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i..
Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Bullgaria renditet e treta në mesin e vendeve të BE-së për sa i përket rritjes së pagës minimale në periudhën 2015-2025. Sipas Eurostat, gjatë kësaj..
Bullgaria po bën përparim të mirë drejt anëtarësimit në eurozonë, pasi inflacioni po zvogëlohet drejt kufijve të përcaktuar nga kriteret. Këtë e tha për..
Aktualisht, Bullgaria është nga të paktat në BE që përmbush pa kushte të gjitha kriteret nominale për konvergjencë në eurozonë, duke përfshirë edhe..