Presidenti Rumen Radev diskutoi me Ministrin e Ekonomisë, Arsimit dhe Studimeve Shkencore të Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, perspektivat për vazhdimin e Programit të Bashkëpunimit Bullgaro-Zviceran. Falë tij, vendi ynë merr mbështetje eksperte dhe financiare në nxitjen e rritjes ekonomike dhe përmirësimin e kushteve të punës, stabilitetin social, sigurinë publike, mbrojtjen e mjedisit, sundimin e ligjit dhe forcimin e shoqërisë civile.
Presidenti Radev theksoi si veçanërisht të rëndësishme sukseset në fushën e trajnimit profesional. Sipas kreut të shtetit, trajnimi profesional kontribuon për uljen e papunësisë tek të rinjtë dhe promovimin e shumë kompanive të vogla dhe të mesme në fusha të ndryshme.
Në takim Radev dhe Guy Parmelin konstatuan trendin pozitiv të rritjes së shkëmbimeve ekonomike ndërmjet Bullgarisë dhe Zvicrës, si dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë dhe 25 vendeve të tjera të BE-së të vendosin rregulla për të përshpejtuar procedurat për dhënien e lejeve për projektet e energjisë së rinovueshme. Rregullat e reja duhej të hynin në fuqi deri më 1 korrik..
Ekipi i Ambasadës Bullgare në Tokio përfaqëson vendin tonë në forumin "Turizëm Ekspo Japoni", i cili mbahet nga 26 deri më 29 shtator në kryeqytetin japonez, njoftoi misioni diplomatik në faqen e saj në Facebook. "Turizëm Ekspo Japoni" është një..
Kuvendi Popullor hodhi poshtë në lexim të parë pesë projektet për ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Propozimet më të diskutueshme në to kanë të bëjnë me ndryshimin e seksit të fëmijëve nën 18 vjeç. Projektligji i "Ka një popull të tillë"..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..