Në Bullgari janë 198 shkolla që mund t’i përkufizojmë si të segreguara, pasi ato frekuentohen kryesisht nga fëmijë të pakicave, tha Dejan Kolev, Kryetar i Bordit të Qendrës për Dialog dhe Tolerancë Ndëretnike “Amalipe”.
Në Ditën e sotme Ndërkombëtare të Romëve, Presidenti Rumen Radev u ndau diplomat fituesve të Konkursit Kombëtar të Nxënësve “Unë kam një ëndërr – të mësojmë dhe të jetojmë së bashku”. “Strategjia e zhvillimit të shoqërisë si një përpjekje afatgjatë nuk mund të zbatohet nëse nuk e bëjmë të nevojshme që komuniteti rom të ketë mundësitë dhe aksesin e tij në arsim dhe kujdes shëndetësor cilësor, pjesëmarrje të plotë në jetën sociale, ekonomike, kulturore dhe shpirtërore të shoqërisë sonë”, tha presidenti.
Dejan Kolev theksoi se detyra e institucioneve, sektorit civil dhe komuniteteve lokale është që të ndihmojnë shkollat të përzihen etnikisht dhe fëmijët të jenë bashkë nga klasa.
Përfaqësues të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut morën pjesë në një takim pune për hekurudhën e Korridorit Nr.8, njoftoi Ministria e Transportit. Nga institucioni saktësojnë se takimi i planifikuar për 16 tetor në Bruksel u mbajt më 31 tetor në..
Ditën e premte në mëngjes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në lugina dhe ultësira. Temperaturat minimale do të jenë nga 5° deri në 10°, në Sofje 6°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara. Maksimumi do të..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski njoftoi se thërret konferencën e jashtëzakonshme kombëtare më 22 dhjetor në Sofje. Në një letër për mediat ai thekson: “Pas vetëpërjashtimit nga radhët e DPS-së të anëtarëve të niveleve të ndryshme të..
Temperaturat minimale të shtunën do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, vende-vende në ultësira dhe lugina nga 1° deri në 4°, në Sofje rreth 4°. Gjatë..
Qeveria e përkohshme nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve të 27 tetorit, tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev...
Iluminizmi është një kategori shpirtërore unike, gjithëbullgare - një fjalë që ka mbledhur në vetvete mençurinë dhe forcën shpirtërore të popullit tonë,..