Georgi Ivanov shënoi emrin e tij në histori si bullgari dhe ballkanasi i parë që pushtoi kozmosin e gjerë në një ditë, 23 orë e një minutë. Pikërisht 43 vjet më parë.
Më 10 prill 1979, në orën 20 e 34 minuta kohë lokale e Moskës nga kozmodromi në Bajkonur, i vendosur në Kazakistanin e sotëm, anija kozmike Sojuz-33 u hodh në orbitë rreth Tokës. Në bordin e saj, pas trajnimeve të specializuara dhe një zgjedhje, janë Gjeorgji Ivanov dhe komandanti i fluturimit piloti kozmonaut nga Bashkimi Sovjetik Nikollaj Rukavishnikov. Kështu, në atë moment Bullgaria bëhet vendi i gjashtë kozmik në botë pas Rusisë, Shtetet e Bashkuara, Çekosllovakisë, Polonisë dhe Gjermanisë.
Për këtë fluturim janë krijuar vegla gjithsej bullgare vepër e shkencëtarëve vendas.Janë zhvilluar lloje të ndryshme ushqimesh duke ruajtur shijen, aromën dhe cilësitë ushqyese të produkteve në kushte hapësinore.
Sipas planit “Sojuz-33” është dashur që të qëndrojë në Kozmos 7 ditë e net por, një problem me një nga motorët pengoi lidhjen e tij me stacionin orbital "Saljut 6" dhe e detyroi ekuipazhin në mënyrë avarie të kthehet në Tokë, pasi bëri 31 qarkullime të plota rreth saj. Të shumta janë legjendat për atë që ka ndodhur në bord në ato gati dy ditë, por fakti i vetëm i padiskutueshëm është se, gjatë gjithë misionit Georgi Ivanov mbetet i qetë dhe vendos një rekord në kozmonautikën botërore me pulsin më të qetë në historinë e fluturimeve të pilotuara.
Sipas shumicës së ekspertëve ky ka qenë një element i rëndësishëm për fundin e lumtur të fluturimit. “Në stacionin orbital kisha marrë me vete flamurin bullgar, "Historinë sllavo-bullgare", dhe tokë nga kryeqyteti i vjetër bullgar Pliska dhe nga maja Shipka - simbol i heroizmit për çlirimin e Bullgarisë nga skllavëria Osmane”-tregoi përpara disa vjetëve Ivanov përpara Radio Bullgarisë.
Kurse nga kozmosi i hapur ai “merr me vete” 72 foto, të cilat i bën personalisht gjatë kohës së misionit. Një pjesë e madhe e fotove janë të përfshira në filmin dokumentar të Valeri Marinovit “Fluturim në skajin e pafundësisë” dhe janë treguar jo njëherë në Muzeun e Aviacionit në Krumovo, në afërsi të qytetit Plovdiv.
Pikërishtaty ruhet anija /aparati/ e uljes, me të cilën Georgi Ivanov dhe Nikollaj Rukavishnikov kthehen në Tokë.
Në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe të Kozmonautikës - 12 prill, Muzeu i Aviacionit në Krumovo do të jetë me një hyrje të lirë dhe një program të posaçëm ditor.
Redaktore: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES – arkiv, BNR – Fondi arkivor
Sivjet më 6 janar, kur bie një nga festat më të ndritshme të krishtera – Epifania ose Dita e Bekimit të Ujit , shënojmë edhe 177 vjetorin e lindjes së poetit revolucionar Hristo Botev, sipas stilit të ri. Me këtë rast atmosfera në qytetin..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton një nga festat më të mëdha të krishtera - Ditën e Jordanit, Pagëzimin e Zotit, Epifaninë, ose Theofaninë Kjo është dita kur Shën Joan Pagëzori pagëzon Zotin Jezu Krisht në lumin Jordan. Deri në shekullin IV..
Më 4 janar festojmë 147 vjet nga Çlirimi /1878/ i Sofjes nga sundimi osman, e cila më vonë u bë kryeqyteti i Bullgarisë. Betejat për Sofjen në kuadër të Luftës Ruso-Turke (1877-1878) filluan më 25 dhjetor 1877. Më 3 janar 1878 komandanti i qytetit,..