Presidentja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen do të vizitojë Kievin më 8 prill për të treguar siç thotë ajo “mbështetjen e palëkundur” të Evropës për Ukrainën. BE-ja vendosi një embargo ndaj importeve të qymyrit nga Rusia dhe ndaloi anijet ruse të hyjnë në portet e Bashkimit. Këto janë vetëm dy masat e para të paketës së pestë të sanksioneve kundër Moskës. Presidenti i Këshillit Evropian Çarlles Mishell mbështeti propozimin për të ndarë 500 milion euro të tjera për të armatosur Ukrainën. “Pasi të miratohet shpejt, kjo do të çojë në 1.5 miliardë euro me mbështetjen e BE-së për pajisjet ushtarake tashmë të ofruara në Ukrainë”, shkroi Mishell në Twitter.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pezullon përkohësisht Rusinë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut si ndëshkim për depërtimin e Ukrainës.
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të parandalimit dhe mbrojtjes, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në Forumin Diplomatik të..
Kuvendi Popullor miratoi me lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për rrjetet e komunikacioneve elektronike dhe infrastrukturën fizike. Qëllimi është shkurtimi i afateve për lëshimin e dokumenteve të ndërtimit dhe vënia në funksion e teknologjive..
Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj..
"Ka një popull të tillë" mbetet pas marrëveshjes së koalicionit dhe vazhdon të punojë me partnerët si një qeveri minoritare. Këtë e deklaroi deputetja..
Në një takim të përbashkët të Byrosë Qendrore Operacionale dhe Grupit Parlamentar të partisë DPS-DPS rreth kryetarit nderi Ahmed Dogan, u vendos që..
Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Era do..