Katër qytete bullgare mirëpresin kinemanë më të mirë botërore të artit dokumentar të viteve të fundit - Sofja, Plovdiv, Varna dhe Stara Zagora presin edicionin e 7-të pranveror të festivalit të filmit „Master of Art“. Programi zyrtar filloi më 7 prill me shfaqjen e dokumentarit amerikan “Kurt Vonnegut –i panënshtruari i kohës” nga regjisori Robert Widey. Ky film u xhirua në vazhdim të 39 viteve dhe u shfaq për herë të parë në vitin 2021. “Vitet e fundit treguan se as epidemitë dhe as luftërat mund t’i ndalojnë artistët të krijojnë”, tha drejtori i festivalit Najo Ticin. Në shenjë simpatie dhe mbështetjeje për popullin ukrainas është një program special me filma ukrainas - “Ukraina në fokus”.
Përfshihen katër tituj dokumentarë që përfaqësojnë kulturën dhe artin ukrainas. Këto janë “Ëndërrim ndaj së kaluarës: Muzika e vjetër në Ukrainë” – një film për traditat muzikore kombëtare dhe kujdesin e njerëzve për to. “Trëndafila: Filmi Kabare”, “Përralla për kalin – lodër” dhe “Pafundësia para Florianit”. Programi tematik “Rilindja italiane” do të prezantohet për herë të parë në kinotekën Odeon në Sofje. Filmat kushtuar gjenive Mikellanxhello, Rafaelo, Tintoreto, Leonardo dhe vëllezërve Karaçi do të shfaqen midis 11 dhe 15 prillit.
Ndër theksat kryesore të programit bullgar të festivalit është filmi “Voev” i regjisores Biljana Kirillova.
Do të shohim gjithashtu filmi “Testamenti i Boris Hristov” (regjisor Boris Sllavçev) dhe “Debeljanov dhe engjëjt” me regjisore Desisllava Shishmanova, ku për herë të parë tregohet vendi i vdekjes së Dimço Debeljanovit në vitin 1916 në Greqinë e sotme.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..