Më 7 prill, ministrat e mbrojtjes të vendeve të Detit të Zi mbajtën një video-konferencë për minat që lundrojnë në det dhe sigurinë në rajon, në sfondin e luftës në Ukrainë, njoftoi Reuterts. Me ftesë të Ankarasë ministrat e mbrojtjes të Turqisë, Bullgarisë, Gjeorgjisë, Polonisë, Rumanisë dhe Ukrainës diskutuan situatën. Ministri turk Hulusi Akar tha pas takimit se bisedimet ishin shumë efektive dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në Detin e Zi për paqen, qetësinë dhe stabilitetin. U diskutuan hapat e mundshëm për të zbutur krizën humanitare dhe për të ofruar ndihmë për Ukrainën dhe u bë thirrje për një armëpushim.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..