“Fate” është dueti i tretë i këngëtarit Miro me artisten Kojna Ruseva. Muzika dhe aranzhimi janë të Momçill Kolev, teksti – i Aleksandër Petrov. Kënga tregon për forcën e dashurisë, për mënyrën se si “dy fate bashkohen dhe bëhen një ... Aty ku takohen papritur ... Dhe si ndahen ... Ne ecim me ty në rrugë të ndryshme sot ... Do të takohemi në cep ... Do të ecim përpara ...” Videoja e këngës është në fakt një film 5-minutësh. Kojna Ruseva është në rolin e personazhit kryesor, e cila vendos të hakmerret për dashurinë e humbur.
Producent është Igor Markovski, i cili edhe një herë na tregon një histori emocionuese njerëzore – kësaj here kushtuar policëve të vdekur në krye të detyrës. Regjisorë të videos janë Vasill Stefanov dhe Stefka Nikollova.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë..
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Mars . Në të, ajo bën pyetje që janë gjithnjë e më të..
LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim..