Gjatë natës vranësia mbi pjesën dërmuese të vendit do të jetë e konsiderueshme. Vende-vende kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje.
Ditën e marte pas dite në Bullgarinë Jugore shiu do ë pushojë dhe retë do të çahen dhe do të pakësohen. Mbi Bullgarinë Veriore do të jetë kryesisht diellore. Do të fryjë erë e dobët deri në të matur nga perëndimi-jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 13 deri në 18 gradë, në Sofje afro 12 – 13 gradë.
Mbi malet para dite vranësirat do të jenë të ndjeshme dhe ende në disa vende, kryesisht në masivët e Bullgarisë Jugore do të ketë reshje të dobëta shiu, mbi 1700 metra - borë e dobët. Pas dite reshjet do të pushojnë dhe retë do të çahen dhe do të pakësohen. Do të fryjë erë e matur, në kurrize erë e fortë nga perëndimi-jugperëndimi. Temperaturat maksimale në lartësi 1200 metra pritet të jetë afro 8 gradë, në 2000 metra – rreth 0.
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..