Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas diskutimeve të gjata, koalicioni qeverisës nuk doli me një vendim për ndihmën ushtarake për Ukrainën

Foto: EPA/BGNES

Bisedimet mes përfaqësuesve të katër partive në koalicionin qeverisës, të cilat zgjatën gati tri orë, nuk u bënë publike. Ende nuk ka një vendim zyrtar për dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë. Më herët, bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” tha para BNR-së se vendimi për t’i dhënë ndihmë ushtarake Ukrainës do të mblidhte shumicën e nevojshme parlamentare.

Bisedimet u zhvilluan në sfondin e pamjeve të tmerrshme të civilëve të ekzekutuar në qytetin Buça, rajoni i Kievit, për të cilat pala ukrainase fajësoi Rusinë. Me këtë rast, Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski ftoi ish-Kancelaren gjermane Angella Merkell dhe ish-Presidentin francez Nicolas Sarkozy të vijnë në Buça dhe të shohin vetë pretendimet e Kievit se viktimat civile janë rezultat i pushtimit rus. Autoritetet ukrainase lejuan ekipet e një sërë mediash të huaja të vizitojnë qytetin. Gazetarët raportuan 20 trupa në një rrugë në qytetin e shkatërruar dhe autoritetet ukrainase thonë se gjetën më shumë se 300 njerëz në një varr masiv pranë një kishe. Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të shqyrtojë atë që ndodhi në Buça në një takim të martën.

Në të njëjtën kohë, Moska i përshkroi pamjet si një provokim dhe bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për këtë rast. Dmitrij Poljanski, zëvendës-përfaqësuesi i parë i misionit rus pranë OKB-së, tha se Këshilli i Sigurimit duhet të shohë të gjithë të vërtetën për “këtë provokim ukrainas, të organizuar posaçërisht para mediave perëndimore”.

Mëngjesin e sotëm, mediat ukrainase raportuan për një sulm me raketa ruse në Odesa ndaj një rafinerie jofunksionale të naftës. Një zjarr shpërtheu, por askush nuk u lëndua nga raketa, një pjesë e së cilës u kap nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Sipas administratës rajonale, trupat ruse kanë filluar të tërhiqen nga rajoni Sumks në Ukrainën lindore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 prillin 2025

Të premten , vranësirat do të shtohen përsëri, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në vende të izoluara në Bullgarinë Lindore, ndërsa natën e së shtunës në pjesën tjetër të vendit. Temperaturat minimale do të..

botuar më 25-04-10 7.35.MD

Bullgaria kthen në Liban eshtrat e atentatorit nga “Sarafovo”

Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti terrorist u krye në Aeroportin “Sarafovo” - sulmi më vdekjeprurës kundër izraelitëve jashtë që nga viti..

botuar më 25-04-10 6.09.MD

U neutralizua një kanal për trafikim të emigrantëve të paligjshëm që ka operuar që nga viti 2022

Në një operacion të specializuar policor më 7 prill, Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar neutralizoi një kanal për ndihmën dhe kalimin përmes territorit të Bullgarisë të emigrantëve të paligjshëm. U arrestuan tre persona – organizatori..

botuar më 25-04-10 3.13.MD