Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rastet pozitive të Covid-19 janë në rënie

Foto: Pixabay

Rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit janë 226. Sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit, 5.5 për qind e 4068 testeve të kryera janë pozitive. 1869 persona u shtruan në spitale, nga të cilët 206 në reparte të terapisë intensive. Numri i pacientëve të rinj që nga dita e djeshme është 39. Tre persona vdiqën në 24 orët e fundit me koronavirus të konfirmuar, ndërsa 376 pacientë u shëruan.

Shumica e rasteve të reja janë në Sofje -92 dhe Varna -21.

Numri i personave të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit është 156. Tashmë në Bullgari janë 2 050 871 persona me cikël të përfunduar vaksinimi dhe 724 838 me tre doza.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilijana Jotova

Ilijana Jotova: “Varet nga partitë politike nëse parlamenti do të ketë jetë”

Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..

botuar më 24-11-29 11.24.PD
Ivajllo Mirçev

Ivajlo Mirçev: “Ne dukemi qesharakë në sytë e njerëzve”

Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..

botuar më 24-11-29 11.04.PD

Parashikimi i motit për 29 nëntorin 2024

Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..

botuar më 24-11-28 7.35.MD