Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1 Prilli është dita e iluzionistit

Festivali „Fire magic“ prezanton iluzionistët më të mirë në Bullgari

Bobi Shou për magjinë me një buzëqeshje dhe jo me shaka

7
Foto: starsofthemagic.com

Dita e Humorit dhe e Shakasë, 1 prill, është një festë profesionale për të gjithë të përfshirë në magjinë e iluzionit. Gjatë vitit 2022 mbushen 47 vjet nga themelimi i Klubit të Iluzionistëve në Bullgari, i cili më vonë shndërrohet në një bashkim profesional. Në lidhje me këtë për herë të parë më 1 dhe 2 prill në Sofje, do të zhvillohet Festivali “Fire magic”/Magjitë e Zjarrit/. “Ngjarja është shenjë për vazhdimësinë dhe transmetimin simbolik të zjarrit nga një brez iluzionistësh në tjetërin" – sqaron idenë organizatori dhe Zëvendës Kryetar i Bashkimit të Iluzionistëve Borisllav Borisov, i njohur me pseudonimin e tij artistik Bobi Shou.

Borisllav Borisov – Bobi Shou

“Programi do të përfshijë aktivitete të shumta, duke u filluar me një pazar magjik dhe demonstrime të arritjeve të fundit në artin modern me prioritet iluzionistët e rinj. Kemi organizuar kënde magjike ku ata do të prezantojnë aftësitë, shpejtësinë dhe shkathtësinë e tyre. Në ditën e dytë është planifikuar një program garash me të gjitha zhanret në fushën e magjisë” - tregon iluzionisti përpara Radio Bullgarisë.

Një juri e specializuar prej artistëve të njohur bullgarë në këtë fushë do të shpërblejë më të mirët në kategoritë "Iluzionisti i Vitit", "Ylli i sapo paraqitur" dhe "I preferuari i publikut". Shkolla Bullgare e Magjisë ka qenë gjithmonë në pesëshen më të mirë në botë, thotë me një krenari Bobi Shou.


Ne ishim vendi me më shumë iluzionistë profesionistë për frymë.Bullgaria kishte kaq shumë variete, restorante pra vende ku profesionistë të mahnitshëm bënin mrekulli para publikut. Dhe jo vetëm këtu, por dhe në të gjithë botën, ne ishim të preferuar dhe çdo një spektakël kalonte me një sukses të madh. Por, mjerisht në këtë moment arti variete nuk është aq i popullarizuar."

Pavarësisht nga konstatimi i bërë, vetëm një javë më parë, shfaqja "Web Burleska", prodhuar nga Teatri i tij Variete, fitoi Çmimin “Ikar” për inovacionin, dhënë nga Bashkimi i Artistëve në Bullgari.

Skena e shfaqjes „Web burleska” të Teatrit Variete

Vet Borisllav Borisovi “infektohet” me magjinë që në moshën 5 vjeçare, gjatë kohës së një spektakli të Mistër Senkos në qytetin e tij të lindjes Llukovit. Atëherë Bobi i vogël është i ngjitur në skenë si një asistent i iluzionistit dhe ha një qepë, duke u konfirmuar të pranishmëve se është një mollë, siç i thanë, dhe më pas gjithçka bëhet histori.  Vite të shumta më vonë Mistër Senko i shpjegon sekretin se, “që të bëhesh një iluzionist është e domosdoshme si fillim të gënjesh veten përpara pasqyrës dhe pas kësaj të dalësh përpara publikut. Kurse që të bëhesh një profesionalist i vërtetë janë të domosdoshme tre gjëra - punë, shumë punë dhe jashtëzakonisht shumë punë”. Sot Borisllav Borisov, në frymën e festivalit Fire Magic, i transmeton këshillat e veta vajzës së tij Desisllava Dimitrova-Sheherezada, e cila është nisur nëpër rrugën e tij.

Borisllav Borisov me vajzën e tij Desisllava

“Në fakt, ajo nuk kishte ndërmend ta bënte këtë. Ajo përfundoi shkëlqyeshëm degën e ekonomisë, krijoi zyrën e saj dhe vendosi t'i përkushtohet biznesit. Por, vetëm pas disa muajve më tha se, heq dorë dhe do që t’i përkushtohet artit. Shumë shpejt fitoi një popullaritet dhe u bë kampione ballkanike  për magji gjatë vitit 2011 në Serbi, kurse gjatë vitit tjetër mori statujën “Mag i vitit” në Bullgari. Disa herë me radhë ishte mike e posaçme e Festivalit Botëror të Arteve në Oman” - tregon babai krenar.

Sot Sheherezada ndihmon në organizimin e festivalit, i cili të dy shpresojnë që t’u japë  një fillim të ri dhe një stimul kolegëve të tyre pas viteve të rënda të pandemisë dhe të izolimit.

Desisllava Dimitrova-Sheherezada

“Pandemia goditi jashtëzakonisht seriozisht punën tonë dhe këtë e them me një seriozitet shumë të madh. Ne e shkëputëm lidhjen tonë me publikun, kurse ai është pasqyra jonë. Por, është e rëndësishme se ka një dritë në tunel dhe ky festival është  pararendësi i zgjimit të artit tonë”, thotë me optimizëm Bobi Shou.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: starsofthemagic.com, BGNES, Facebook /@Desislava Dimitrova Scheherazade, varietetenteatar.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD