Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja pret që Shkupi të fillojë të mbajë premtimet e veta

| rinovuar më 22-03-31 1.48.MD
Kryeministri Kirill Petkov
Foto: BGNES

Kryeministri Kirill Petkov ka diskutuar për marrëdhëniet Sofje-Shkup me komisionerin për zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi. "Në bisedimet me Maqedoninë e Veriut, qeveria mbron qëndrimet e Bullgarisë dhe për herë të parë ka mbështetje serioze në BE", theksoi Petkov.

Bullgaria pret që premtimet e shumta të Maqedonisë së Veriut të fillojnë të kthehen në rezultate të cilat të forcojnë besimin e ndërsjellë dhe të krijojnë kushte të qëndrueshme për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev, i cili u takua me eurokomisionerin Várhelyi.

Petër Kolev, lideri i partisë së bullgarëve maqedonas “Bashkimit Civil Demokratik”, i cilësoi si "falsifikim brutal" të dhënat e publikuara nga regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, sipas të cilit në vend ka 3504 bullgarë. Partia jonë mori 3555 vota në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Qëllimi i falsifikimit është që të mos plotësohet kërkesa që bullgarët në Maqedoninë e Veriut të përfshihen në kushtetutën e vendit, mendon politikani.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD
Kryetarja e KQZ-së Kamelija Nejkova

Tashmë janë të qarta numrat e partive për zgjedhjet

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në mesin e formacioneve të përfaqësuara..

botuar më 24-09-25 5.25.MD