1698 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit, duke u rritur me 256 krahasuar me një ditë më parë. Mbi 68% prej të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. 10,9% e 15 551 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktivë u ul me 1081 në 187 031 veta. Në spitale u shtruan 236 pacientë të infektuar. Më shumë se ¾ e tyre nuk janë të imunizuar. 1971 pacientë u shtruan në spital. 217 persona ndodhen në repartet e terapisë intensive .
18 persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur në 24 orët e fundit. 14 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. 2761 janë shëruar.
Të martën janë dhënë 1847 vaksina. 2 049 909 persona kanë përfunduar imunizimin. 720 726 kanë një dozë të tretë përforcuese.Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..
Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të..
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi..