Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Që nga 1 prilli do të shfuqizohen masat kundër Covid në shkolla

Ministri Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

362 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 68.2% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 9 për qind e 4063 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i të sëmurëve të regjistruar aktivë ka rënë në 189 422. 54 pacientë të infektuar janë shtruar në spitale gjatë 24 orëve të fundit. 46 prej tyre - 85%, nuk janë vaksinuar. Në spital janë shtruar gjithsej 2059 pacientë. 242 janë në terapi intensive.

Tetë persona me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh. Janë shëruar 424 persona, të dielën janë bërë 201 vaksina.

Nga 1 prilli do të shfuqizohen të gjitha masat kundër Covid-it në shkolla. Të gjithë nxënësit duhet të kthehen në klasë, përveç atyre që kanë aplikuar për trajnim individual, tha për BNT Ministri i Arsimit Nikollaj Denkov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 marsin 2025

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..

botuar më 25-02-28 7.35.MD

Helikopteri i dytë i urgjencës është tashmë në Bullgari

Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..

botuar më 25-02-28 6.31.MD

Konfederata e Punës “Podkrepa” nis takime me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për buxhetin

Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..

botuar më 25-02-28 5.31.MD