Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokuroria ka filluar një procedurë paraprake kundër Zëvendëskryeministrit Asen Vasilev

Zëvendëskryeministri Asen Vasilev
Foto: BGNES

Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov njoftoi se Prokuroria ka nisur një procedurë paraprake kundër Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Financave Asen Vasilev.

Sipas Rashkov, kjo ka ndodhur pas një sinjali dërguar Prokurorit të Përgjithshëm për shkak të abuzimeve me detyrën. Zëdhënësi i Prokurorisë së Specializuar, Hristo Krëstev, tha se për rastin do të ketë më shumë informacion nesër. Krëstev ka sqaruar se sipas legjislacionit aktual, procedura paraprake niset për shkak të një vepre penale dhe jo ndaj personave të caktuar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Respektimi i protokollit të sigurisë shpëtoi një studiues bullgar në Antarktidë

Gjatë kërkimeve shkencore gjeofizike në akullnajën Kondell në Antarktidë dhe në afërsi të bazës bullgare "Shën Kliment Ohridski", fizikani bërthamor Vasill Gurev ra në një të çarë të thellë akulli. Falë protokollit të sigurisë të ndjekur dhe..

botuar më 25-02-04 9.28.PD

Parashikimi i motit për 4 shkurtin

Të martën temperaturat minimale do të jenë në mes minus 3 dhe 2°, në Sofje – rreth minus 2°. Gjatë ditës ajri i ftohtë do të përfshijë të gjithë vendin. Në pjesën jugore të vendit do të ketë vranësira më të konsiderueshme. Reshje të dobëta bore do të ketë..

botuar më 25-02-03 7.40.MD

Emigrantët dhe kontrabandistët nuk kanë asnjë shans në kufirin bullgaro-turk

Nis punën kontingjenti i përbashkët i oficerëve nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria, i cili do të forcojë sigurinë e kufirit të Bullgarisë me Turqinë, i cili tashmë është i jashtëm i Shengenit. Ministrat e brendshëm të Rumanisë - Katëlin..

botuar më 25-02-03 6.16.MD