Tema aktuale në Bullgari po vazhdon të jenë refugjatët të cilët mbërrijnë nga Ukraina. Duke ardhur në Bullgari, ata gjejnë një strehim dhe ushqim, por ka dhe të tillë, për të cilët kjo nuk është dhe kaq e mjaftueshme. Bëhet fjalë për fëmijët dhe njerëzit me nevoja të posaçme, të cilët mbeten pa asnjë lloj kujdesi nga ana e shtetit tonë.
“Bullgaria në asnjë rast nuk është e përgatitur të pranojë njerëz të tillë, sepse ajo nuk mund t’u ndihmojë njerëzve të vet me nevoja të posaçme, e lëre më të pranojë një valë refugjatësh që janë në gjendje të vështirë e të rëndë. Ky nuk është një sekret për asnjë, as që është ndonjë informacion i ri. Pesha kryesore bie mbi vullnetarët, kryesisht nëna të fëmijëve me aftësi të kufizuara, të cilat sigurojnë më të domosdoshmen” - është kategorike Adelina Banakieva, vullnetare dhe një aktiviste civile e cila prej shumë vitesh lufton për një mënyrë jetese me dinjitet për bullgarët me nevoja të posaçme.
Mijëra kilometra deri në kufi dhe mbrapsht, qindra sinjale dhe letra deri tek institucionet shtetërore, të cilat nuk kujdesen për gjendjen e nevojtarëve, mbledhja e fondeve për blerjen e ushqimeve speciale, sigurimi i karrigeve me rrota, mjete të posaçme ndihmuese dhe ambulanca - kjo është përditshmëria e Adelina Banakievës.
Ne Bullgari nuk ka asnjë qendër për kujdesin paliativ, ku përkohësisht mund të strehohen fëmijët të cilët vijnë dhe janë me nevoja të posaçme. Mungojnë ilaçe, protokolle, ambulanca, nuk ka asnjë lloj kushtesh për ata ukrainas të cilët mbërrijnë dhe janë me HIV, me invaliditet, me sëmundje onkologjike, pohon Banakieva.
“Problemi është sistemik, por thjesht tani doli në rend të ditës dhe u pa në mënyrë shumë të mprehtë - sqaron Adelina. Është i nevojshëm një ndryshim shumë serioz i legjislacionit sepse situata është kritike. Që nga vet fillimi i luftës në Ukrainë jemi të angazhuar thellë dhe kryesorja, të cilën po mundohemi që të bëjmë është që në ndonjë farë mënyre ti nxjerrim këta njerëz jashtë Bullgarisë, që të mund ti shpëtojmë nga realiteti ynë jo ushtarak.”
Vullnetarë me aftësi të kufizuara janë gati të qëndrojnë në kufijtë e Bullgarisë me karrocat e tyre invalidë me rrota me postera "Ju lutemi mos ejani në Bullgari, njerëz me aftësi të kufizuara!" Mundohemi që përmes kërcënimit të kësaj performance, ne të mund të përpiqemi të parandalojmë ardhjen e atyre që do të vijnë nga lufta në Ukrainë në luftën me sistemin tonë shëndetësor. Ata nuk e meritojnë këtë. Lutemi të mos të vijnë njerëz të tillë në Bullgari, sepse këtu nuk kemi kushte që tu ndihmojmë. Pafuqia jonë diktohet nga jeta e përditshme e personave me aftësi të kufizuara këtu - pranon Adelina Banakieva. – Ne nuk kemi një ambient të aksesueshëm, nuk kemi pothuajse asnjë hotel për të akomoduar këta njerëz. Le të mos të flasim për mungesën e shërbimeve sociale, mungesën e një shërimi, mungesën e çdo gjëje.”
Që të mundin refugjatët me nevoja të posaçme, të cilët mbërrijnë nga Ukraina, të marrin kujdesin mjekësor që u nevojitet, ata duhet të aplikojnë për të marrë status për një mbrojtje ndërkombëtare. Për këtë është e domosdoshme për të kontaktuar me shtabin përkatës rajonal të krizës.
“Do të doja shumë që tu drejtohen atyre dhe jo neve. Vetëm se në një moment, pas një prove të kontaktojnë me shtetin që të gjithë mbështeten tek vullnetarët. Kurse ne, deri kur do të rezistojmë, nuk e di aspak - pohon Adelina Banakieva. Ne lutemi dhe kërkojmë miratimin e një numri të vetëm telefoni të shtabit, i cili të jetë përgjegjës me kompetencë për njerëzit me nevoja të posaçme mjekësore dhe në të cilin vullnetarët të mund të kontaktojnë drejtpërdrejt dhe shpejt, kur shikojnë në Bullgari refugjat nga lufta, njeri me aftësi të kufizuara, njeri me nevoja të posaçme”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, Facebook /Adelina Banakieva, Pixabay
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit,..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..