Çdo vit në mars ditëlindjen e vet feston Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare. Për provën e parë maestro Hristo Nedjallkov zgjedh simbolikisht 22 marsin - ditën e parë të pranverës. Në këtë datë, prej dekadash, koristë të dikurshëm dhe të tanishëm mblidhen në Radion Kombëtare Bullgare për të festuar ditëlindjen e korit.
Tradicional është edhe Koncerti Pranveror i Korit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i cili në vitin 2022 është më 18 mars në sallën “Bëlgaria” nga ora 19:30. Në skenë bashkë me korin me famë botërore të fëmijëve do të jenë edhe dyshja Antonija Mirçeva (flaut) dhe Nikollaj Stoev (piano), si dhe Valentina Millusheva, këngëtare nga Ansambli Kombëtar Folklorik “Filip Kutev” dhe trioja e perkusioneve nga Shkolla Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov” me udhëheqëse artistike Diljana Shopova. Venecija Karamanova, e cila nëntë vitet e fundit është dirigjente kryesore e korit, do ta ndajë rolin e saj me Mihaella Kotevën, ndërsa shoqërimi në piano i besohet Siana Atanasova dhe Teodora Zaneva.Programi përfshin këngë dhe pjesë nga vepra të kompozitorëve Xhuzepe Verdi, Pjiotr Iliç Çajkovski, Gaetano Doniceti, Xhakomo Puçini dhe Otar Taktakishvili. Do të tingëllojnë këngë të themeluesit të korit, si dhe të kompozitorëve bullgarë Georgi Dimitrov, Nikollaj Kaufman, Zhull Llevi, Aleksandër Tanev etj.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një nga ngjarjet kulturore më të pritura gjatë verës në Sofje fillon nga sot. Për vitin e 13-të, festivali A to JazZ do ta transformojë Parkun Jugor 2 në një skenë urbane kulturore të përbashkët, krijuese dhe miqësore me mjedisin. Dashamirët e muzikës..
Në fund të qershorit, kur gjithnjë e më shumë e ndiejmë erën e detit, një ekip brezash të ndryshëm ringjallën në një version të ri një këngë nga e kaluara e afërt me titullin - "Erë deti". Në fund të vitit të kaluar, Kalina Batkova, e njohur me emrin..
Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..
Një nga ngjarjet kulturore më të pritura gjatë verës në Sofje fillon nga sot. Për vitin e 13-të, festivali A to JazZ do ta transformojë Parkun Jugor 2 në..