Biznesmeni Vasill Bozhkov, i cili fshihet nga drejtësia bullgare në Dubai dhe ndaj të cilit janë të ngritura 18 akuza, pretendon se arrestimet e zyrtarëve të lartë të partisë opozitare GERB në Bullgari u bënë pas dëshmisë së tij në Prokurorinë Evropiane, shkruan gazeta “24 çasa”.
Në Facebook, Bozhkov shkroi: “Për 2 vjet (kryeprokurori) Geshev bëri të pamundurën për të hequr qafe shokët e tij, pasi dhashë dëshmi të padiskutueshme për zhvatjen më të madhe në historinë e Bullgarisë. Pas sinjalit tim dhe dëshmisë para Prokurorisë Evropiane muajin e kaluar, sot përfundimisht u arrestuan Bojko Borisov, Vlladisllav Goranov dhe Menda Stojanova. E vërteta del gjithmonë në shesh”.
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, mohoi se ka pasur presion nga kreu i “DPS-Fillimi i Ri”, Deljan Peevski, i cili u sanksionua sipas Aktit global Magnitsky, për të ardhur në pushtet. Ai shprehu besimin në të ardhmen e qeverisë për shkak të..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për një vend të BE-së. Këtë e tregon edicioni i sivjetshëm i raportit, i cili publikohet çdo vit rreth..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The Walt Disney Company dhe Warner Bros. Reklama televizive për promovimin e Bullgarisë si destinacion për..
Stabile janë lëndimet e të 15 viktimave të tragjedisë në qytetin maqedonas të Koçanit dhe të shtruar në spitalet në Bullgari. Ata trajtohen sipas të..
Pas bisedimeve me Komisionin Evropian, u mor vendim që të shqyrtohet zbatimi i të gjitha projekteve të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë dhe të..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët...