Ndërtuesit në Bullgari po përjetojnë vështirësi serioze për shkak të mungesës së materialeve bazë të ndërtimit në bursat në vend. Për momentin ka një mungesë serioze të çelikut dhe të gjitha derivateve të tij, pasi arsyeja për këtë është lufta në Ukrainë, tha për BNR Pllamen Mihalev, kryetar i Zyrës Rajonale të Dhomës së Ndërtuesve në Stara Zagora. Sipas fjalëve të tij, pas datës 24 shkurt, kur filluan veprimet ushtarake në Ukrainë, që të gjitha bursat tek ne kanë ndaluar të shesin lëndën e parë, sepse ajo importet nga Ukraina dhe Rusia.
“Çdo gjë e lidhur me metalin në këtë moment nuk ekziston, nuk shitet, nuk ka dhe çmim. Nuk ka se që ku ta blesh, situata është e tillë,” përgjithëson Mihalev.
Problemet me vlerën e materialeve në industrinë e ndërtimit nisën në fund të vitit të kaluar, kur u shënua një rritje e rëndë për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe të gazit. Me luftën në Ukrainë problemi po thellohet dhe nëse në fillim çdo gjë varej nga çmimi, tanimë ka dhe një mangësi të materialeve bazë ndërtimore. Ndaj këtij momenti ka mungesë të çelikut dhe të gjithë derivateve të tij - fletë, hekur përforcues etj.
“Një sasi e madhe nga lënda, e cila importohet, është pikërisht nga Rusia. Dhe nëse nuk importohet si një prodhim i pastër, importohet si një material, baza për prodhimin e saj, dhe dërgesat në fakt janë ndalur - thekson Pllamen Mihalev dhe shton: U mbyllën edhe fabrikat që prodhojnë çelik në Bullgari dhe që andej tregtarët thjesht i shitën sasitë të cilat ishin në dispozicion. Disa ditë më parë u shit një sasi e vogël hekuri përforcues - çmimi i lëndës së parë arriti në 2100 leva, për krahasim më 23 shkurtin kur ishte rreth 1500 leva”.
“Sa i përket Turqisë, që ku importojmë një pjesë të lëndës së parë - me sa di unë, sasitë janë shteruar, dhe qeveria ka vendosur të ndalojë eksportet - vazhdon Pllamen Mihalev.Problemi është i lidhur edhe me çeliqet që vinin nga Evropa, sepse pjesa më e madhe e lëndës së parë ishte nga Ukraina dhe Rusia. Aktualisht problemi është i lidhur me metalet, por të gjitha çmimet e tjera po kështu i rritën. Për shembull betoni është shtrenjtuar që nga fillimi i vitit me 20%. Duke pasur parasysh çmimin e gazit dhe të korrentit, kurse këtu në masë uzinat punojnë me gaz, dhe nëse vlerat kërcejnë edhe më shumë, materialet nuk do të jenë më të lira”.
Përfaqësuesi i industrisë së ndërtimit në vendin tonë nuk e fsheh se pasiguria është e frikshme, sepse madje po të ketë një ndërprerje të mundshme të afërt të armiqësive kjo nuk është garanci për rifillimin e furnizimeve me lëndë të parë.Sipas tij, për momentin shumica e objekteve janë ende duke u përfunduar me inerci, por disa nga kompanitë kanë shitje të kufizuara dhe investitorët po përmbahen nga hapja e objekteve të reja. Nuk janë të përjashtuara dhe falimentimet. Problemi është i përgjithshëm dhe do të ketë një ndikim pas disa muajve, është kategorik Pllamen Mihalev , kryetar i Zyrës Rajonale të Dhomës së Ndërtuesve, në një intervistë për BNR - Stara Zagora.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..
Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...