Në Universitetin e Trakisë në Stara Zagora u krijua qendra e parë për akuaponikë në Evropën Lindore. Qendra arsimore, kërkimore dhe industriale për prodhim të kontrolluar mjedisor ndodhet në 4000 metra katrorë.
Cikli i prodhimit fillon këtë pranverë dhe prodhimi i parë bullgar akuaponik do të jetë në tregun tonë në vjeshtë. Pritet që prodhimi vjetor të jetë rreth 120 000 bimë me gjethe jeshile të prodhuara organikisht dhe rreth 3 tonë peshk.
Teknologjia akuaponikë është një proces në të cilin uji ku rriten peshqit shndërrohet në një burim të pasur lëndësh ushqyese për bimët. Bakteret e dobishme në mjedisin ujor i kthejnë mbetjet e peshkut në lëndë ushqyese bimore, të cilat, kur absorbohen, ndihmojnë për pastrimin e ujit në të cilin jetojnë peshqit. Procesi natyror i mban peshqit dhe bimët të shëndetshme dhe në të njëjtën kohë ruan një mjedis simbiotik në të cilin të tre speciet - mikroorganizmat e dobishëm, peshqit dhe bimët – zhvillohen shkëlqyeshëm.
Përfitimet e këtij lloji të prodhimit nuk janë vetëm ekonomike por edhe mjedisore. Me shpenzime minimale të punës, energjisë dhe ujit, cilësia dhe shija e bimëve ruhet pa pesticide dhe herbicide.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..
“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..
Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..