Disa qytetarë bullgarë nga Berdjansk u evakuuan përtej vijës së frontit. Evakuimi ishte shumë i vështirë, por i suksesshëm, tha për bTV Anton Markov, kreu i Qendrës Urgjente në Ministrinë e Jashtme.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se në kuadrin e 24 orëve rreth 20 000 civilë kanë arritur të largohen nga Mariopuli i rrethuar, por nuk ka asnjë informacion nëse ndër ta ka nga bullgarët e shumtë etnikë që jetojnë në qytetin port.
Konsulli bullgar në Bukuresht, Ivajllo Marinov, i tha BNT se trenat nga Ukraina që transportojnë refugjatë lufte po vazhdojnë të mbërrijnë. Për momentin nuk ka asnjë bullgar që pret në kufi. Ukrainasit që shpërngulen në Bullgari kanë të afërm në vend, por ka edhe azilkërkues. Konsulli rekomandoi që vullnetarët që dëshirojnë të ndihmojnë refugjatët fillimisht të kontaktojnë Qendrën Emergjente në Ministrinë e Jashtme dhe të presin në kufirin bullgar.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se bisedimet e paqes me Rusinë duken më realiste, por duhet ende kohë për të arritur një përparim. Negociatat do të vazhdojnë më 16 mars. Ndërkaq, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu do të vizitojë Moskën gjatë ditës.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..