Më 14 mars shënohet 85-vjetori i lindjes së këngëtares së madhe popullore Nadka Karaxhova - një prej zërave emblematikë të Bullgarisë. Ajo ka lindur në fshatin Tri Vodici të rajonit të Pazarxhikut, në një familje ku është luajtur muzikë popullore si në ditët e festave, ashtu edhe në ditët e javës. Ajo ishte vetëm 15 vjeçe kur zëri i saj i bukur dhe sensi muzikor i bëri përshtypje kompozitorit Filip Kutev në një festival të artit amator në Plovdiv. Ai e ftoi në Ansamblin Kombëtar Folklorik, të themeluar prej tij vetëm një vit më parë (në 1951). Kështu, vetëm 16 vjeçe, Nadka u bë pjesë e ansamblit prestigjioz, në të cilin këndoi për katër dekada. Gjatë jetës së saj thoshte: “Ansambli ishte shkolla ime, universiteti im, familja ime”.
Zëri i Nadka Karaxhovës ka tingëlluar nga disa nga skenat më të mëdha botërore si soliste e Ansamblit. Në vitet 80 të shekullit të kaluar këngëtarja krijoi kuartetin "Sllavej" (“Bilbili”), i cili vazhdoi të fitonte zemrat e adhuruesve të njohur dhe të panjohur të folklorit bullgar.
Kënga e saj "Një pulë po këndon" është përfshirë në tekstet japoneze dhe fëmijët e studiojnë atë në mësimet e muzikës. Për një periudhë të caktuar Nadka Karaxhova ishte soliste e koreve "Vanja Moneva" dhe "Zërat e mëdhenj bullgarë". Ajo arriti të regjistrojë qindra këngë popullore trake, të cilat tani ruhen në fondin e Radios Kombëtare Bullgare.Prej tyre zgjodhëm për ju, të nderuar miq të Radio Bullgarisë, një nga të parat me të cilën ajo u bë e famshme - "Dragana dhe Bilbili".
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u ndërtua posaçërisht për koncertin jo standard në një lartësi prej 2550 m, duke përfshirë një piano të..
Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova...
Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë..