Kryeministri Kirill Petkov do të marrë pjesë në edicionin e dytë të Forumit Diplomatik Ndërkombëtar në Antalia në periudhën 11-13 mars, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë krerë shtetesh dhe qeverish dhe ministra të jashtëm nga e gjithë bota, sipërmarrës, si dhe përfaqësues të rretheve akademike dhe të sektorit joqeveritar. Në Turqi, Kirill Petkov do të zhvillojë bisedime me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan mbi çështjet që lidhen me marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për bashkëpunim. Gjithashtu do të diskutohet për zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare.
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..