Sot /12 mars/, bullgarët shënojnë një nga festat e veta kishtare më të dashura në ditën e shtunë të parë nga Kreshmët e Pashkës, duke përkujtuar shenjtorin e krishterë - Shën Theodhor Tironi, i nderuar si një martir i madh nga Kisha Ortodokse.
Prandaj në ditën e Shën Theodhorit festojnë që të gjithë me emrat Todor, Teodor, Teja, Bozhidar e të tjerë. E quajnë akoma Todorica ose Pashka e Kuajve, meqenëse festa shënohet në të gjithë vendin me rituale të ndryshme, por kulmi është gara me kuaj apo e ashtuquajtura “kushi”.
Festa popullore kushtuar kuajve – një traditë e vazhdueshme
Dita e Shën Theodhorit është në kufirin midis dimrit dhe pranverës. Sipas legjendave, pas kësaj dite - dita fillon të rritet, kurse koha pak nga pak fillon të ngrohet. Në këtë ditë çdo një pronar i kuajve duhet që ta përfshijë kushi, ku për këtë qëllim kafsha zbukurohet me kurora prej lulesh. Kurse bukët e ritit, të cilat përgatiten posaçërisht për këtë ditë, janë në formën e patkoit ose në formën e një kali dhe zbukurohen me arra, misër dhe hudhra.
Akoma për traditën dhe këngët, të lidhura me këtë festë tepër të veçantë bullgare do të mësoni nga publikimi i mëposhtëm nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
“Trimi Theodhor i vë potkonj kalit...”
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..
Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kremton sot festën e saj. Tempulli i shenjtë, simboli i kryeqytetit bullgar, është një tempull monument, i ndërtuar "si shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga pushtimi osman në..