Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare do të mbajë koncertin e saj të radhës më 11 mars në sallën e kryeqytetit “Bullgaria”. Violinistja Lia Petrova do të jetë soliste në Koncertin për Violinë dhe Orkestër të kompozitorit britanik William Walton, siç ishte planifikuar në fillim të sezonit. Pjesa tjetër e programit ka ndryshuar.
Në vend të simfonisë nr.2 të Brahmsit, do të interpretohen dy vepra që shprehin solidaritetin e muzikantëve bullgarë për atë që po ndodh në Ukrainë - uvertura simfonike "Stuhia" e Çajkovskit dhe "Muzika e heshtur" e kompozitorit ukrainas Valentin Silvestrov.
Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, dirigjenti Mark Kadin tha se koncerti u është kushtuar viktimave të luftës dhe se përzgjedhja e veprave, natyrisht, nuk është e rastësishme. Çajkovski e kompozoi uverturën e vet në vitin 1864, gjatë një vizite në rezidencën e princave Galicin, që ndodhet tani në territorin e Ukrainës, në një qytet që u bombardua. Në fund të koncertit do të interpretohet “Muzika e heshtur”. Maestroja thekson se koncerti nuk ka orientim politik, ai është në kujtim të viktimave nga të dyja palët.
“Kur je kufomë, nuk ka rëndësi se çfarë pasaporte ke në xhep. Ky tmerr në Ukrainë nuk ka asnjë justifikim - asnjë ambicie, asnjë gjeopolitikë, asnjë ide globale nuk mund të jetë një justifikim për fillimin e një lufte në vitin 2022”, tha Mark Kadin, i cili ka lindur në Donbas dhe ka jetuar atje në vitet e tij të hershme, pastaj - në Moskë. Që nga viti 2017 është kryedirigjenti i Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..
"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..
Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..