Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po diskutohen masa për mbështetjen e turizmit bullgar në kohë lufte

Foto: photo.unian.info

Në kontekstin e valës së refugjatëve dhe tre viteve të vështira lidhur me pasojat e pandemisë dhe me luftën në Ukrainë, shteti bullgar po diskuton në mënyrë aktive masat për mbështetjen e turizmit në muajt e ardhshëm.

Sipas të dhënave të cituara nga ministri i turizmit Hristo Prodanov, rreth 350-400 mijë turistë të organizuar nga Rusia nuk do të vijnë në Bullgari. Në këtë lidhje, agjencia jonë e turizmit synon t'i ridrejtojë fondet e parashikuara për reklamë në tregjet e Ukrainës dhe të Rusisë në vendet fqinje - Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Serbia. Aktualisht po shqyrtohen dhe mënyrat për tërheqjen e turistëve nga Gjermania dhe vendet e tjera, që do të kompensojë humbjen e atyre që u gjendën në situatë lufte.


Në lidhje me valën paprecedentë të refugjatëve që përfshiu dhe Bullgarinë, kryetari i Komisionit të Turizmit pranë Kuvendit Popullor doktori Ilin Dimitrov tha se qytetarët ukrainas në vendin tonë do të marrin status sipas procedurës së përshpejtuar deri në një muaj për të qëndruar dhe punuar në vendin tonë. Kurse hotelierët që i strehojnë refugjatët ukrainas në bazat e tyre do të marrin ndihmë shtetërore prej 40 levave /rreth 20 euro/ për një refugjat në ditë qëndrimi. Qëllimi është që Bullgaria të mund tu ndihmojë njerëzve më të pambrojtur që ikin nga lufta, duke i mbuluar shpenzimet e tyre për ushqim dhe strehim, dhe jo ndokush të fitojë, meqenëse kjo është një çështje morale, nënvizuan pjesëmarrësit në mbledhjen e rregullt para dy ditësh të Komisionit të Turizmit pranë Kuvendit Popullor. Por, që të shmangen shpërdorime eventuale me ndihmat, është e domosdoshme që refugjatët të jenë të regjistruar tek ne.

Nga ana e tij, shteti do të ndjekë në mënyrë të përpiktë për harxhimin ekonomik dhe transparent të parave të taksapaguesve bullgarë dhe evropianë.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: photo.unian.info




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

7 nga shpellat më të bukura dhe misterioze në Bullgari

Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..

botuar më 24-08-13 7.05.PD

Hotel apo pronë pushimi – çfarë është më fitimprurëse dhe komode?

Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..

botuar më 24-08-07 7.15.PD

Sofja tashmë ka një autobus për një turne panoramik nëpër atraksionet qendrore të qytetit

Sofja raporton një rritje prej 7% të numrit të turistëve për gjysmën e parë të 2024. Rritja është 15% sipas bazës vjetore për vitin 2023, me trafik turistik madje mbi nivelet e para Covid-19. Këto të dhëna optimiste e kanë motivuar administratën e..

botuar më 24-08-04 8.15.PD