Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja Jotova: Qeveria duhet të hartojë një plan kombëtar për përballimin e krizave të tanishme

Foto: president.bg

Nënpresidentja Ilijana Jotova i bëri thirrje qeverisë që deri në mes të marsit të hartojë një plan kombëtar për përballimin e krizave aktuale. Në Panairin e Plovdivit ajo mori pjesë në hapjen e një forumi për bujqësi moderne, verë, ushqim dhe pajisje.

Sipas Nënpresidentes, plani duhet të zhvillohet në tre drejtime: "garantimi i sigurisë së qytetarëve bullgarë në kontekstin e thellimit të konfliktit ushtarak në Ukrainë, veprime për përballimin e fluksit të refugjatëve, masa për të ndihmuar qytetarët bullgarë dhe ekonominë bullgare në kushtet e inflacionit galopant dhe të rritjes së çmimeve.

Ilijana Jotova tha gjithashtu se në takimin jozyrtar të liderëve evropianë në Versajë, Kryeministri Kirill Petkov duhet të kërkojë rishikimin e marrëveshjes së gjelbër dhe zgjatjen e afatit të funksionimit të termocentraleve për të zbutur ndikimin e krizës së thelluar në sektorin e energjetikës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viti 2024 ishte viti më i ngrohtë në Bullgari që nga viti 1930 e këtej

Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë. Viti ishte me një temperaturë mesatare për vendin rreth 2,1 °C mbi normat klimatike dhe..

botuar më 25-01-12 10.35.PD

Simitli po pret edhe këtë vit Festivalin e Kukerëve

Për të 21-in vit radhazi, Simitli po pret një festival të madh maskarade. Ajo që nisi si një argëtim lokal, sot “Simitlia – Toka e lashtë e kukerëve” është një nga ngjarjet më të mëdha të kukerëve në të gjithë vendin. Gjatë dy fundjavave në qytet do të..

botuar më 25-01-11 5.30.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ajri i ftohtë do të depërtojë në vend mbrëmjen e së premtes duke u gdhirë e shtuna . Do të jetë me re. Në veriperëndim do të bjerë shi dhe borë, ndërsa në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore dhe në pjesën e përparme të malit Stara Pllanina do..

botuar më 25-01-10 7.35.MD