Aktualisht, në vendin tonë ka rreth 30 mijë shtetas ukrainas dhe numri i tyre pritet të rritet në mënyrë dramatike, tha Ministri i Financave dhe Zëvendëskryeministër Asen Vasilev. Sipas tij, refugjatët që i janë drejtuar Bullgarisë për shkak të luftës në Ukrainë do të arrijnë në qindra mijëra. Sipas Policisë Kufitare, vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë hyrë 5900 persona.
Qytetarët ukrainas që banojnë në vendin tonë duhet të aplikojnë për statusin e refugjatit deri më 31 mars, në mënyrë që të marrin ndihmë prej 40 leva /rreth 20 euro/ në ditë për tre muaj. E njëjta masë do të mbështesë sektorin e turizmit - hotelet dhe vendet e akomodimit. Përveç kësaj, do të bëhen përpjekje për integrimin e përshpejtuar të refugjatëve ukrainas në tregun e punës.Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit,..