Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri Asen Vasilev: Presim qindra mijëra refugjatë nga Ukraina

Ministri Vasilev
Foto: BGNES

Aktualisht, në vendin tonë ka rreth 30 mijë shtetas ukrainas dhe numri i tyre pritet të rritet në mënyrë dramatike, tha Ministri i Financave dhe Zëvendëskryeministër Asen Vasilev. Sipas tij, refugjatët që i janë drejtuar Bullgarisë për shkak të luftës në Ukrainë do të arrijnë në qindra mijëra. Sipas Policisë Kufitare, vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë hyrë 5900 persona.

Qytetarët ukrainas që banojnë në vendin tonë duhet të aplikojnë për statusin e refugjatit deri më 31 mars, në mënyrë që të marrin ndihmë prej 40 leva /rreth 20 euro/ në ditë për tre muaj. E njëjta masë do të mbështesë sektorin e turizmit - hotelet dhe vendet e akomodimit. Përveç kësaj, do të bëhen përpjekje për integrimin e përshpejtuar të refugjatëve ukrainas në tregun e punës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Laura Kjoveshi dhe Teodora Georgieva

Laura Kjoveshi do të hetojë prokurorin evropian bullgar

Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva në kuadër të një hetimi në vazhdim nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian. Për vendimin u..

botuar më 25-03-27 11.19.PD

Një vajzë e lënduar nga zjarri në Koçani doli nga Spitali "Pirogov"

Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”. Bëhet fjalë për një vajzë 15-vjeçare, e pranuar me djegie të rëndë në parakrah, njoftoi drejtori i..

botuar më 25-03-27 9.14.PD

Parashikimi i motit për 27 marsin 2025

Gjatë 24 orëve të ardhshme vranësira do të mbetet kryesisht e konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu. Era do të jetë e orientuar nga lindja-verilindja dhe do të forcohet në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Temperaturat..

botuar më 25-03-26 7.35.MD