Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria po zgjidh problemet urgjente të shkaktuara nga lufta në Ukrainë

Kryeministri Kirill Petkov
Foto: BGNES

Do të miratojmë fonde shtesë për blerjen e grurit për të siguruar ushqimin e Bullgarisë deri në vitin 2023, tha Kryeministri Kirill Petkov para fillimit të seancës së qeverisë. Qeveria do të miratojë direktivën evropiane për mbrojtjen e përkohshme, e cila lejon statusin e përkohshëm dhe mbrojtjen e refugjatëve ukrainas në vend. Një pagesë ditore prej 20 euro do të miratohet për çdo ukrainas që kërkon mbrojtje në Bullgari, shtoi Petkov.

Partia opozitare GERB paraqiti në parlament një projektligj për krijimin e një harte për bullgarët nga diaspora me të cilën ata mund të hyjnë në vend dhe të gëzojnë një sërë të drejtash, edhe pa pasur shtetësi bullgare.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova: “Për shkak të ndryshimeve në Kushtetutë nuk mund të zgjidhet kryetar i Kuvendit Popullor”

Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...

botuar më 24-11-21 4.56.MD

Mësuesit janë gati për grevë, kërkojnë rritje të pagave

Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..

botuar më 24-11-21 3.18.MD

Bullgaria do t’i japë 100 mijë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur popullsinë civile në Gazë

Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...

botuar më 24-11-21 10.57.PD