Mënyra në të cilën po zbatohet vendimi logjik i shtetit për të garantuar furnizimin me ushqime është jashtëzakonisht kaotik dhe i papranueshëm, tha për BNR Desisllava Taneva, zëvendëskryetare e Komisionit Parlamentar të Bujqësisë dhe ish-Ministre e Bujqësisë.
Kur vendos të hysh në treg për të blerë, nuk bëhet me reklama me zë të lartë, komenton për BNR prodhuesi i drithërave Borisllav Petkov. "Po të mbledhësh një milion e gjysmë tonë - kjo është 7 herë më shumë se rezerva që mbani për momentin. Nuk ka se si ta marrin magazinat këto drithëra”, shpjegoi prodhuesi.
Nuk ka rregulla të qarta për blerjen. Po krijohet kaos në tregun e drithërave, tha për Nova TV, Kostadin Kostadinov, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Drithërave.Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor's (S&P Global Ratings) konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditit të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2'. Perspektiva për vlerësimin mbetet pozitive...
Paga minimale nga viti 2025 duhet të jetë 1080 leva (542 euro), tha Ljubosllav Kostov, kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Ai mori pjesë në konferencën "Direktiva evropiane për pagën minimale: mundësitë për sindikatat..
Bordi Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) urdhëroi bankat në vend që të aplikojnë një grup minimal prej 6 treguesish për monitorimin e standardeve të kredisë gjatë dhënies dhe rinegocimit të kredive siguruar me pasuri të paluajtshme banesore...