Luftimet në Ukrainë po vazhdojnë. Civilët u evakuuan nga qyteti Sum me autobusë në drejtim të Poltavës. Por në Mariupolin e rrethuar, evakuimi dhe shpërndarja e ushqimit dhe ilaçeve dështoi pas një sulmi nga forcat ruse, raportoi agjencia UNIAN.
Korridoret humanitare u diskutuan edhe nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të viktimave civile. Vendet perëndimore i kanë bërë thirrje Rusisë që të lejojë kalimin e sigurt të civilëve në qytetet e rrethuara të Ukrainës dhe të dërgojë ndihma në zonat e luftimit.
“Rusia ofron korridore humanitare drejt Rusisë. Nuk mendoj se ka shumë ukrainas që duan azil në Rusi. Kjo është hipokrizi”, tha Nicolas De Riviere, Ambasadori i Francës në Kombet e Bashkuara.
Më shumë se 1 700 000 ukrainas janë larguar nga atdheu i tyre që nga fillimi i luftës, transmetoi agjencia e OKB-së për refugjatët. Bullgaria ka pranuar më shumë se 38 000 refugjatë, rreth 21 000 prej tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë në vend.
Bullgaria mbështet sanksionet kundër Rusisë si një mjet për të ndaluar pushtimin e Ukrainës, por ndoshta do të kërkojë një përjashtim nga ndalimi i importeve të gazit natyror dhe naftës rus nëse një propozim i tillë i paraqitet BE-së, tha kryeministri Kiril Petkov për REUTERS.PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në..