Që nga fillimi i javës së kaluar, Spitali Multidisiplinar Universitar “Lozenec” në Sofje po kryen ekzaminime falas të shtetasve ukrainas që mbërrijnë në Bullgari. Të dëbuarit për shkak të pushtimit rus të Ukrainës mund të kërkojnë ndihmë në të gjitha kabinetet ekzistuese të spitalit. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, shefi i klinikës mbi sëmundjet e brendshme në spital doktori Krasimir Angellov sqaroi rregullin në bazë të të cilit realizohen të gjitha vizitat:
“Vizitat realizohen në të njëjtën mënyrë si dhe për qytetarët bullgarë. Ata pacientë, të cilët nuk kanë nevojë për një ndërhyrje të ngutshme, presin dhe caktojnë një vizitë përkatëse. Kushti i vetëm për ta është që të paraqesin dokumentin e identitetit”.
Sipas fjalëve të tij, në spital tanimë është realizuar një ndërhyrje kirurgjike e një qytetareje ukrainase.
“Bëhet fjalë për një paciente të shtruar në kirurgji, e cila i është nënshtruar një operacioni në Ukrainë pak përpara se të ikë nga vendi. Na u desh që ta rioperojmë sepse kishte një komplikim pas operacionit. Kjo tanimë është realizuar dhe manipulacioni tani për tani është i suksesshëm. Pacientja është e re, pa sëmundje të tjera.”
Doktori Angellov njoftoi se një pjesë nga personeli në spital është i infektuar me Covid-19, por shërohen në kushte shtëpiake dhe nuk ka rrezik për punën në spital, e cila po vazhdon sipas grafikut.
Një ekuacion me akoma shumë të panjohura është çështja e sigurimit shëndetësor për refugjatët.
“Përgjigja e kësaj pyetjeje është me kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë. Unë akoma nuk jam i njohur me mënyrën, në bazë të së cilës do të realizohet financimi i ekzaminimeve të ndryshme, operacioneve dhe manipulacioneve të këtyre pacientëve - pohon doktori Angellov. - Ajo të cilën mund ta them me siguri është se pacientët nuk do të paguajnë shërbimet shëndetësore, të cilat i realizon spitali.”
Tanimë prej një jave mjekët kryejnë kontrollime mjekësore falas për refugjatët nga lufta në Ukrainë, pa një rëndësi nga përkatësia e tyre etnike dhe fetare, në një spital tjetër multidisiplinar universitar në kryeqytet - “Shën Anna”. Ekipet e spitalit “Shejnovo” dhe Spitali i Parë Obstetrikë Gjinekologjik "Shën Sofia"po kështu janë në një gatishmëri t’u ndihmojnë refugjateve, të cilat janë shtatzënë ose kanë nevojë prej një ndihme mjekësore dhe konsultim.
Spitalet në qytetin Plovdiv /”Medikus Allfa”/ , Spitalet Multidisiplinare Universitare për Trajtim Aktiv në qytetet Burgas dhe Montana po kështu e përkrahin iniciativën dhe sigurojnë ndihmë për nevojtarët.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Spitali Multidisiplinar Universitar „Lozenec“, BGNES
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..