Numri i refugjatëve në vendin tonë do të tejkalojë 100 mijë pas kontraktimit të korridoreve humanitare midis Ukrainës dhe Rusisë. Këtë e parashikoi deputeti i “Bullgarisë Demokratike Ivajllo Mirçev në një takim me hotelierë nga Ballçik, të cilën ofruan strehim falas për afro 300 refugjatë nga Ukraina. Pronarët e hoteleve janë kategorikë, se pavarësisht nga shpenzimet e mëdha, nuk do të lënë njerëzit pa shtëpi, por duhet ndërhyrje urgjente në nivel shtetëror.
Hotelierët në Varna, të cilët pranuan refugjatë nga Ukraina gjithashtu këmbëngulin për kompensime urgjente nga shteti. “Më e rëndësishmja për ne është rimbursimi i kostove të energjisë, sepse ato bashkë me ushqimin rriten çdo ditë”, tha pronari i dy hoteleve në pushimoren “Shenjtor Konstantin dhe Elena” Atanas Karageorgiev, te i cili u strehuan 140 ukrainas. Ai tha se do të qëndrojë deri në ditën kur të vijë fatura e energjisë elektrike.
“Po komentojmë ndihmën për hotelierët në shumën prej rreth 40 leva për refugjat të akomoduar dhe aktualisht po shqyrtojmë mundësitë e buxhetit”, tha Ministri i Turizmit Hristo Prodanov, i cili ndodhet në Burgas për t’u takuar me industrinë turistike të rajonit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës po përgatit ndryshime legjislative për ndalimin e telefonave celularë në shkolla, njoftoi ministri Krasimir Vëllçev. Tekstet do t'u paraqiten deputetëve në maj ose qershor. “Dhe për momentin kemi ndalimin e..
Përkrahësit e partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ) protestuan para Kuvendit Popullor dhe bllokuan qarkullimin në sheshin “Princi Aleksandri I” në shenjë proteste ndaj vendimit të kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova për shpërndarjen e..
Gati 700 përfaqësues të biznesit global të teknologjisë dhe elitës shkencore ndodhen në Bullgari për të marrë pjesë në një nga forumet më prestigjioze në kriptografinë e aplikuar dhe sigurinë kibernetike - Real World Crypto Symposium (RWC). Ngjarja..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..