Në lidhje me 144-vjetorin e Çlirimit, pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje, u ngrit trengjyrëshi kombëtar me një ritual ushtarak. Në ceremoni asistuan Presidenti dhe Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Rumen Radev, Nënpresidentja Ilijana Jotova, Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov, Kryetarja e Bashkisë së Sofjes, Jordanka Fandëkova, deputetë, diplomatë, klerikë dhe qytetarë.
Në katedralen patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” u shërbye një meshë përkujtimore për ata që vdiqën për liri.
Në temperatura nën zero, mijëra bullgarë u ngjitën në majën e mbuluar me borë Shipka për të nderuar ata që ranë për çlirimin. Në ceremoninë në majë morën pjesë Kryeministri Kirill Petkov dhe Kryetari i Kuvendit Popullor Nikolla Minçev, të cilët u pritën jo miqësore nga njerëzit që mbanin flamuj rusë.
Prof. Pllamen Mitev: “Ende ka faqe të pashkruara për Luftën çlirimtare”
Dita e Çlirimit – në mes të diamanteve dhe hirit të historisë
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..