Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Italia do të forcojnë marrëdhëniet e tyre në BE dhe NATO

Ambasadorja e Italisë në Bullgari Giuseppina Zarra (majtas) dhe Zëvendësministrja bullgare e Punëve të Jashtme Irena Dimitrova
Foto: Ambasada e Republikës së Italisë në Sofje

Ambasadorja italiane në Sofje Giuseppina Zarra bisedoi me Zëvendësministren e Jashtme Irena Dimitrova. U diskutua për partneritetin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh brenda BE-së dhe NATO-s dhe kriza e rëndë aktuale në Ukrainë.

Italia është partneri i katërt tregtar i Bullgarisë. Në vend ka mbi 12 000 kompani me pjesëmarrje italiane. Në të ardhmen, marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të forcohen, përfshi këtu partneritetin tregtar, nëpërmjet zgjerimit të fushëveprimit të tij në sektorët strategjikë të transportit, infrastrukturës, teknologjive digjitale dhe energjisë, njoftoi BTA pas takimit.

Për çështjen e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, Dimitrova rikonfirmoi qëndrimin e Bullgarisë, duke theksuar përparimin në negociatat me Shkupin.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Laura Kjoveshi dhe Teodora Georgieva

Laura Kjoveshi do të hetojë prokurorin evropian bullgar

Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva në kuadër të një hetimi në vazhdim nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian. Për vendimin u..

botuar më 25-03-27 11.19.PD

Një vajzë e lënduar nga zjarri në Koçani doli nga Spitali "Pirogov"

Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”. Bëhet fjalë për një vajzë 15-vjeçare, e pranuar me djegie të rëndë në parakrah, njoftoi drejtori i..

botuar më 25-03-27 9.14.PD

Parashikimi i motit për 27 marsin 2025

Gjatë 24 orëve të ardhshme vranësira do të mbetet kryesisht e konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu. Era do të jetë e orientuar nga lindja-verilindja dhe do të forcohet në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Temperaturat..

botuar më 25-03-26 7.35.MD