Ushtria ruse ka intensifikuar bllokadën e Harkovit dhe ka përkeqësuar situatën humanitare në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, është bllokuar edhe Hersoni në grykën e Dnieperit. Një kolonë ushtarake ruse me gjatësi 40 kilometra po përparon për në Kiev. Nuk ka rezultate nga bisedimet me Rusinë, deklaroi Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski në një fjalim të jashtëzakonshëm drejtuar kombit.
Presidentët e tetë vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, përfshirë Rumen Radev, i bënë thirrje BE-së që t'i japë menjëherë Ukrainës statusin e kandidatit për anëtarësim dhe të fillojë negociatat për pranimin e vendit në BE.
Me kërkesë të qeverisë, më 1 mars parlamenti bullgar do të diskutojë shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes Stefan Janev për shkak të qëndrimit të tij personal për luftën në Ukrainë. Është thirrur një protestë para Parlamentit në mbështetje të Janevit, ndërsa më 28 shkurt qytetarë të pakënaqur protestuan para Këshillit të Ministrave dhe kërkuan që Bullgaria të shpallë neutralitet përballë agresionit rus.
Sot, Këshilli i Mediave Elektronike do të vendosë nëse do të kufizojë përkohësisht televizionin rus në Bullgari.
4 autobusë me bullgarët e evakuuar nga Kievi dhe të gjitha makinat e Ambasadës bullgare janë tashmë në territorin moldavian dhe po udhëtojnë drejt Bullgarisë. Mes 200 personave të evakuuar ka shtetas bullgarë, ukrainas, amerikanë, maqedonas еtj. Bullgaria ka pranuar tashmë më shumë se 7000 refugjatë nga Ukraina.Bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe Kinës në fushën e bujqësisë dhe ushqimit po zhvillohet në mënyrë shumë aktive dhe po zgjerohet vazhdimisht. Kështu u deklarua në takimin në Sofje të zëvendësministres së bujqësisë dhe ushqimit, Llozana Vasileva,..
Rëndësia e anëtarësimit në eurozonë për Bullgarinë ishte në fokus të takimit të kryeministrit Rosen Zheljazkov me Presidenten e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde dhe Presidentin e Eurogrupit Paschal Donohoe. Në takimin në Bruksel, ku po..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, mohoi se ka pasur presion nga kreu i “DPS-Fillimi i Ri”, Deljan Peevski, i cili u sanksionua sipas Aktit global Magnitsky, për të ardhur në pushtet. Ai shprehu besimin në të ardhmen e qeverisë për shkak të..
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Një shtetas bullgar që punonte në sistemin e OKB-së ka vdekur sot në Gazë, sipas informacioneve paraprake të marra nga Ministria e Punëve të Jashtme,..