Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 1 mars festojmë Ditën e Amatorit

A do të zhduken vatrat e kulturës?

Financimi i dobët plus epidemia e Covid-it e vendosin institucionin në prag të mbijetesës

Foto: sevlievo.bg

Gjatë vitit 1856 në qytetin danubian  Svishtov, katër rilindës krijuan vatrën e parë të kulturës në bullgari. E nisur në kohët e nënshtrimit në Perandorinë Osmane, kjo nismë fisnike bazohet në misionin e zgjimit ,arsimimit  dhe edukimit.

Institucioni kulturor, siç është vatra e kulturës, ekziston sot e kësaj dite, edhe pse me kalimin e viteve ka ndryshuar pamjen dhe destinimin e vet. Janë të panumërt fëmijët që kanë prekur artin dhe kanë zgjeruar horizontet e tyre përmes librave në biblioteka. Janë të panumërt dhe të rriturit që janë shkëputur nga shqetësimet dhe vetmia në sajë të klubeve amatore pranë vatrave të kulturës.Megjithatë, si mbijetojnë sot vatrat e kulturës, kur epidemia e koronavirusit synon gjithçka dhe secilin prej nesh – herë duke zgjedhur të shkaktojë një goditje fatale, e herë të tjera “vetëm” për të ekspozuar një problem të thellë?

“Në mënyrë tepër “tragjike”, mundohet që të përmbledhë përgjigjen vetëm në një fjalë Vesella Jordanova, e cila bashkë me bashkëshortin e vet Jordan drejton ansamblin folklorik të vallëzimit “Razvitie”/”Zhvillimi”/ në qytetin Sevlievo.


“Gjatë këtyre viteve në të cilat e fillonim veprimtarinë tonë për dy javë dhe e ndalonim për dy muaj, humbja e formës fizike ndikoi jashtëzakonisht keq mbi valltarët - vazhdon ajo. Mospërvetësimi i valleve po kështu ndikon, meqenëse pakësohet repertori ynë i koncerteve. Kemi po kështu dhe një largim të fëmijëve - është më se e natyrshme që ata të largohen, kur nuk ka koncerte.

Gjatë vitit 2005 Vesella dhe Jordan Jordanovi qëndrojnë në krye të një ansambli folklorik me një histori tanimë mbi 60 vjeçare, një reputacion të afirmuar dhe çmime të shumta, kurse një vit më vonë krijojnë dhe një kurs për valle tradicionale bullgare. Suksesin e vet më të madh e arrijnë gjatë vitit 2016, kur prezantojnë Bullgarinë në Folkloriadën e Pestë Botërore në Meksikë. Në lidhje me jubileun e 60 marrin çmimin e Bashkimit të vatrave popullore të kulturës për një ansambël më të mirë për amatorë.


“Ne japim mësim vetëm në vallet karakteristike - thotë Jordan Jordanov. Kemi marrë si trashëgimi një pasuri tepër të madhe. Paraardhësit tanë nuk i kanë krijuar vallet kështu kot, sa për hare. Pjesa më e madhe e valleve tona janë të lidhura me njëfarë rituali, me ndonjë festë, ato u janë të nënshtruara diçkaje dhe interpretohen në një kohë veçantë dhe në një mënyre të veçantë.”

Në lidhje me 1 marsin - Dita e amatorit dhe e krijimtarisë artistike amatore, në vatrën e kulturës në Sevlievo “Razvitie-1870” sipas traditës do të mblidhen disa breza nxënësish të ansamblit folklorik. 17 vjeçarët dhe 70 vjeçarët përsëri do të kapen dorë për dorë nën tingujt  e muzikës bullgare, na bindin drejtuesit e tanishëm. Por, megjithë festën  ata nuk i kursejnë vështirësitë dhe rrezikun real që vatra e kulturës - ky fenomen unikal shoqëror dhe kulturor shumë shpejt të pushojë së ekzistuari.

“Mjerisht, për shkak të mosfinancimit të mirë vatrat e kulturës u kthyen pothuajse në një simbol të amatorizmit, domethënë të një cilësie të dobët – thotë Vesella Jordanova. Por, fëmijët njihen me artet pikërisht në vatrat e kulturës. Nëpunësit tanë plaken, kurse të rinjtë, të cilët duan të merren me mësimdhënie, largohen për shkak të pagesës së ulët. Kështu që vatrat e kulturës po braktisen edhe nga ana e punonjësve, edhe nga ana e amatorëve.

Prandaj politikanët duhet t’i përgjigjen pyetjes, si ta ruajmë mentalitetin, karakterin dhe vetëbesimin kombëtar bullgar dhe nëse rruga është duke i shkatërruar vatrat e kulturës”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: chitalishte-razvitie.net




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna i jep edhe një herë skenë artistëve në fushën e muzikës eksperimentale

Organizatorët e festivalit RADAR , i cili zhvillohet nga data 2 deri më 4 gusht në Varna, premtojnë një program plot ngjarje që tejkalojnë standardet tona të njohura. Edicioni i njëmbëdhjetë radhazi premton të jetë një ndërthurje e arteve..

botuar më 24-08-03 8.05.PD

Teatri Popullor “Ivan Vazov” me një sfidë ndaj publikut për 120 vjetorin e tij

Teatri Popullor "Ivan Vazov" do të kënaqë 120 adhurues të artit teatror me një biletë falas për një nga shfaqjet e sezonit të tij të ri në vjeshtë. Shkaku është 120 vjetori i themelimit të tij në vitin 1904. Fatlumët do të kenë mundësinë të blejnë një..

botuar më 24-07-28 7.25.PD

Festivali veror i filmit në Bansko prezanton pamje ekstreme për adhuruesit e aventurave

Vitin e radhës banorët dhe mysafirët e qytetit malor Bansko do të transferohen në botën e alpinizmit, kinemasë ekstreme dhe aventureske, njoftoi BTA. Edicioni i sivjetshëm i "Pasioni filmik nën yjet e verës" është në tri mbrëmje - nga data 25..

botuar më 24-07-25 5.26.MD