“Fëmijët tanë tanimë ndodhen në Paris bashkë me vërsnikët e vet nga vendet e tjera evropiane. Po fillon përgatitja për ngjarjen e madhe”- thuhet në njoftimin e lëshuar nga ekipi i projektit “Muzika në vend të Rrugës”.
“Fëmijët tanë” janë Sasho Georgjiev dhe Conjo Çollakov nga lagja rome “Nadezhda” /Shpresa/ në qytetin Sliven. Ata janë pjesë e iniciativës “Muzika në vend të rrugës”, të drejtuar nga Georgi Kallajxhiev - një violinist i cili ka vizituar botën, ish koncert mjeshtër i Ansamblit të Dhomës “Sofijski Solisti”.
I nisur dikur nga po kjo lagje, zoti Kallajxhiev , bashkë me bashkëshorten e tij krijon projektin, i cili fut fëmijë të talentuar nga familje të varfra rome në botën e muzikës klasike. Për koncertin në Paris kanë qenë të miratuar akoma dy instrumentistë të rinj - Nikolina Nikollaeva dhe Veli Dormushev, por udhëtimi i tyre dështon për shkak të kërkesës në Francë për vaksina të të rinjve në moshë mbi 16 vjeç. Nikolina është pianiste, ajo mëson në një gjimnaz elitar gjuhësor, tre të tjerët janë violinistë dhe janë në shkolla të ndryshme muzikore. Prej muajve të tërë ata zhvillojnë prova të programit me veprat e Mussorgsky, Beethoven etj., në të cilin do të marrin pjesë si pjesë e Orkestrës Evropiane të Fëmijëve, e përbërë prej 120 muzikantë të rinj nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Koncerti është një ngjarje nga projekti i madh DEMOS (abreviaturë nga Dispositif d’éducation musicale et orchestrale à vocationsociale) të Filarmonisë së Parisit. I krijuar gjatë vitit 2010, ky projekt social është i orientuar drejt fëmijëve prej grupeve etnike dhe sociale me një prani të kufizuar deri tek kultura dhe muzika.
Koncerti i ardhshëm i Orkestrës Evropiane të Fëmijëve është më 26 shkurt në sallën “Pier Bulez” të Filarmonisë së Parisit. Ai i kushtohet Presidencës Franceze të Bashkimit Evropian. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë Presidenti Emmanuel Macron dhe përfaqësues të elitës politike franceze.
Përpiloi: Allbena Bazovska
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Institut Culturel Bulgare à ParisDisa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën..