Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

MPJ: Qëllimi kryesor i BE-së është qëndrueshmëria e Ukrainës dhe e rajonit

Foto: pixabay

“Mbështetja për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës është e pakushtëzuar. Qëllimi kryesor i BE-së në këtë drejtim duhet të jetë qëndrueshmëria e Ukrainës, por edhe e partnerëve tanë të tjerë në rajon.” Këtë e deklaroi Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska në mbledhjen e rregullt të Këshillit për Punët e Jashtme në Bruksel. Ministri i Jashtëm bullgar bisedoi edhe me Komisionerin për Zgjerim Oliver Warhey. Të dy diskutuan dinamikën e re në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ditë plot të qeshura në Muzeun e Humorit në Gabrovo

Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..

botuar më 25-04-01 9.07.PD

Parashikimi i motit për 1 prillin

Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...

botuar më 25-03-31 7.40.MD

Pushon së punuari termocentrali i dytë më i madh me qymyr në vendin tonë

Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”. Duke filluar nga nesër, 130 nga gjithsej 160 punonjës të kompanisë do të pushohen nga puna...

botuar më 25-03-31 3.42.MD