Festat e verës dhe të dashurisë, të cilat i shënojmë më 14 shkurt e ndanë auditorin e Radio Bullgarisë në viktorinën tonë, të publikuar në dhjetë gjuhë. Pyetjesse çfarë dite është kjo sipas traditës bullgare - 58% nga përgjithësisht 479 votuesit treguan përgjigjen e saktë - një festë për vreshtarët dhe prodhuesit e verës, përgjigja e dytë ishte - një festë e dashurisë.
Në festën tradicionale bullgare, të quajtur akoma Trifon Zarezan , krasiten vreshtat, gjatë gjithë ditës derdhet verë, kurse njerëzit mblidhen rreth tavolinave mjaft të bollshme.Por, jo secili e di historinë e prejardhjes së saj. Sipas Kishës Ortodokse ajo është e lidhur me jetën e Shënmartirit Trifon – ai ka lindur në vitin 225 në Komsada dhe ka vdekur gjatë përndjekjes së të krishterëve. Kurse sipas etnografëve, festimi i Trifon Zarezanit e ka zanafillën e vet nga koha e trakëve, të cilët kanë prodhuar një verë të fortë dhe me ndihmën e saj faltarët kanë vendosur kontakt me perënditë.
Në fillim fare më 14 shkurt është festuar dita e Shën Trifonit - për nder të shenjtorit martir, i konsideruar si një përkrahës i vreshtarëve dhe i prodhuesve të verës. Sidoqoftë, me futjen e Kalendarit Gregorian në vitin 1968, festa kishtare filloi të festohej më 1 shkurt, dhe dy javë më vonë - Dita e Vreshtarëve.Pavarësisht nga kjo ndarje që të dyja festat ndikohen bashkërisht, aq më tepër se Shën Trifoni është i paraqitur me instrumente të ndryshme për prerje në dorë.
Ju ftojmë t'i përgjigjeni pyetjes sonë të re në lidhje me traditën bullgare të dhurimit të martenicave/veroreve më 1 mars - fije të përdredhura të bardha dhe të kuqe, që dhurohen për shëndet.Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..