E marta do të nisë me temperatura minimale ndërmjet 3° dhe 7°, për Sofjen rreth 3°. Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira, në shumë vende me reshje. Do të fryjë ajër i ftohtë me erë mesatare deri të fortë. Me uljen e temperaturave pasdite në pjesën e përparme të Ballkanit dhe në zonat malore të Bullgarisë Perëndimore, reshjet e shiut do të kalojnë në dëborë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 4° në rajonet veriperëndimore deri në 15° në juglindje, për Sofjen deri në 5°. Në 15 nga 28 qarqet e vendit ka paralajmërime për erëra të forta, priten edhe shtrëngata.
Mbi malet do të mbajë vranësira, me reshje shiu mbi 1500 m. Do të bjerë borë. Sasi të konsiderueshme priten në rajonin Rilla-Rodope, Sredna Gora dhe në pjesën e përparme të Ballkanit. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 5°, në 2000 m rreth minus 1°.
Të mërkurën pritet mot me vranësira dhe reshje lokale.Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..