Komisioni Buxhetor Parlamentar i rriti paratë për Akademinë Bullgare të Shkencave me 20 milion leva në llogari të buxhetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ndryshimi u bë gjatë leximit të dytë të projektligjit për buxhetin shtetëror dhe vendimi definitiv do të merret në sallën plenare. Fondet shtesë do të jenë për aplikimin për projekte të hartuara nga shkencëtarët e Akademisë, saktësoi Kryetari i Komisionit Buxhetor Ljubomir Karimanski.
Një javë më parë nga akademia kërcënuan me protesta në se nuk do të ketë rritje të mjeteve për të siguruar funksionimin normal të institucionit.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..