Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

140 vjet nga vënia e gur themelit të Kishës-Katedrale “Shën Aleksandër Nevski”

Foto: bulgarianhistory.org

Më 19 shkurt 1882, në vendin më të lartë në Sofje në atë kohë, në juglindje nga kisha “Shën Sofia”, është vendosur guri themeltar i katedrales në kryeqytetin bullgar. Kisha-monument është e ndërtuar në shenjë nderimi  ndaj çliruesve të Bullgarisë nga Sundimi Osman, në bazë të idesë së politikanit dhe një figurë publike bullgare Petko Karavellov.Më 17 dhjetor 1880 Kuvendi i Dytë i Zakonshëm Popullor vendos të ndërtojë një katedrale në Sofje në emër të princit rus shenjtor Aleksandër Nevski, mbrojtësi qiellor i mbretit çlirimtar Aleksandër II. Realisht ndërtimi  i katedrales  fillon gjatë vitit 1904, kurse kambanat e sajranë për herë të parë në Sofje në vitin 1913.

Kisha është një bazilikë monumentale me pesë-nefe me kupolë kryq me një para hyrje dhe një kambanore mbi të.Ajo është e ndërtuar në bazë të shembullit të katedraleve të tipit bizantin në Rusi nga gjysma e dytë të shekullit të 19, duke u përdorur dhe forma të tjera mesjetare bullgare dhe forma të tjera arkitekturore. Godina është e shtrirë mbi një sipërfaqe prej 3170 metrave katrore dhe mbledh 5000 veta. Kupolat e kishës janë të praruara. Kambanorja ngrihet në një lartësi prej 53 metra, tempulli ka 12 kambana.

Fasadat janë zbukuruar me gdhendje precize guri. Në bodrumin e tempullit ndodhet Kripta /muze/, ku mund të shihni kryeveprat e artit bullgar mesjetar dhe të Rilindjes.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

E Shtuna e Shpirtrave

Çdo vit të shtunën para festës së madhe të krishterë të Rrëshajëve, Kisha kremton të Shtunën e Shpirtrave që është e dyta brenda vitit, të cilën populli bullgar e quan ndryshe edhe si e Shtuna e Shpirtrave e Qershisë, sepse përkon gjithmonë me stinën e..

botuar më 24-06-22 8.00.PD

Thesaret trake do të paraqiten në një ekspozitë botërore në SHBA

Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..

botuar më 24-06-20 12.03.MD
Parku Kombëtar - Muze „Kalaja e Samuilit”

Rajoni i qytetit të Petriçit, ku historia merr jetë

Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..

botuar më 24-06-16 7.50.PD