Ministria e Punëve të Jashtme bullgare lëshoi një deklaratë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Në deklaratë thuhet se Bullgaria nuk njeh dhe dënon aneksimin e paligjshëm të Krimesë. Arsyeja e deklaratës është thirrja e Dumës Shtetërore të Federatës Ruse për njohjen e rajoneve të shkëputura Lugansk dhe Donjeck. Një kërkesë për këtë reagim të Ministrisë së Punëve të Jashtme është bërë përmes një note të Ambasadorit të Ukrainës në Bullgari Vitali Moskalenko.
“Republika e Bullgarisë dënon veprimet agresive të Federatës Ruse, që çojnë në një përshkallëzim të paprecedentë të tensioneve ushtarake në Evropë në nivelet e Luftës së Ftohtë dhe bën thirrje për de-përshkallëzim”, thuhet në deklaratë.
Nesër do të mbahet një takim i Këshillit Evropian, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Kirill Petkov. Ndër temat e diskutuara do të jetë situata në Ukrainë.Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe keqtrajtimi i mijëra bullgarëve për shkak të identitetit të tyre bullgar. Gjakderdhja u përgatit me..
Paraditen e së martës përgjatë Danubit, në lugina dhe në Fushën e Trakisë së Epërme do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta shtresore. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell. Vranësirat do të shtohen pas mesditës dhe do të bëhen të ndjeshme deri në..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan. Tradicionalisht, në kishat shërbehet një liturgji festive e Epifanisë, shenjtërohet uji dhe më pas priftërinjtë..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë..
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..