Skiatori alpin bullgar Allbert Popov regjistroi renditjen më të mirë për Bullgarinë në Lojërat Olimpike Dimërore pranë kryeqytetit kinez, pasi përfundoi i nënti në sllallom 1.06 sekonda prapa kampionit francez Klement Noel.
24-vjeçari bullgar dha kohën e tetë në vrapimin e dytë prej 1:45.15 minutash dhe mbajti vendin e nëntë nga i pari. Popov nuk arriti të përmirësojë vendin e gjashtë të lartë të Bullgarisë në sllallomin olimpik të Petër Popangellovit nga Lake Placid në vitin 1980 dhe nga Sarajeva në vitin 1984.
Kamen Zllatkov, i cili ishte i 20-ti në raundin e parë, filloi mirë në të dytin, por në pjesën e dytë humbi.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..