Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një e treta e mjekëve në Bullgari janë në moshë pensioni

Infermierët në vendin tonë mund të zhduken brenda 10 vjetëve

Foto: arkiv

Me hyrjen e vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe njohjen e diplomave bullgare të arsimit të lartë, shumë mjekë dhe infermiere u vendosën në vendet e kontinentit të vjetër, duke gjetur paga më të mira, kushte të shkëlqyera pune dhe respekt për aftësitë e tyre profesionale. Dhe sa më shumë që kalon koha, aq më shumë zëra autoritar dëgjohen për mungesën e mjekëve në specialitete të caktuara, për profesionin e zhdukur të infermierit, për plakjen e stafit.

A jemi vërtet në rrezik që një dite të mos  të ketë kush të na trajtojë dhe të na sigurojë kujdes mjekësor?

“Flitet shumë, por gjërat nuk janë dhe kaq të tmerrshme - thotë akademiku Vlladimir Ovçarov, ish rektor i Universitetit Mjekësor. Qëkurse jemi në Bashkimin Evropian, nga vendi janë larguar rreth 4 mijë mjekë. Në të njëjtën kohë kemi arsimuar një numër më të madh mjekësh, kështu që nuk ka një rrezik real. Por, problem ka në disa degë -kanë mbetur pak specialistë të mjekësisë ligjore dhe nuk ka mjekë mjaftueshëm në psikiatri. Problemi tjetër është se përqindja e mjekëve nën 30 vjeç është i ulët - 33% nga mjekët janë mbi 65 vjeç, domethënë janë në moshë pensioni. Ka një rrezik më të madh sa u përket infermiereve. Numri i mjekëve te ne është 29 700, përafërsisht i tillë është edhe numri i infermiereve, por raporti duhet të jetë 1:3.”

Vlladimir Ovçarov

Sipas Rajna Bojaxhievës, kryetare e Bordit Rajonal të Shoqatës Bullgare të Profesionistëve të Kujdesit Shëndetësor në qytetin Varna, është e mundur që deri më 10 vjet infermieret në Bullgari të zhduken. “Në qytetin tonë punojnë 1356 infermiere, por sipas standardeve evropiane ato duhet të jenë 2800”, jep shembull ajo.

Një nga masat për të përballuar mungesën e infermiereve do të jetë të tërhiqen specialistë shëndetësorë nga diasporat bullgare jashtë kufirit, shpalli zëvendës ministri i shëndetësisë Gjeorgji Jordanov.

Millka Vasileva

“Që të mund të ushtrojë profesionin e infermieres, specialisti duhet tu përgjigjet kërkesave të direktivës evropiane – me fjalë të tjera të jetë baçelor - sqaron Millka Vasileva, kryetare e Bordit Rajonal të Shoqatës Bullgare të Profesionistëve të Kujdesit Shëndetësor në qytetin Varna. Por, kjo nuk është kështu në Moldavi, Ukrainë, Bjellorus dhe Maqedoni, prandaj  dhe infermieret duhet të përshtatin arsimin e vet dhe të paraqiten në një provim për zotërimin profesional  të gjuhës bullgare. Gjatë 2 vjetëve të fundit kishim dhjetë kandidate prej këtyre vendeve - tre prej tyre qenë të martuara me bullgarë, jetonin tek ne dhe pavarësisht nga kjo  nuk mundën  të kalojnë provimin në gjuhën bullgare. Kështu që ky është një problem shumë serioz dhe duhet që drejtuesit ti kushtojnë një vëmendje brenda vendit tonë që profesioni të bëhet i vlefshëm dhe i respektuar, të marrë pagën e nevojshme, të ketë rregulla të qarta dhe mundësi për një zhvillim në karrierë.”

Raja Dimitrova e cila është 19 vjeçe dhe mëson për infermiere në Universitetin Mjekësor në qytetin Varna është kategorike se do të mbetet në atdhe, sepse do që tu ndihmojë bashkatdhetarëve të vet.

Raja Dimitrova

“Fakti sepaga është shumë e ulët nuk më shqetëson-sqaron ajo. Për mua është e rëndësishme të jem në një vend, ku më pëlqen  dhe dua që kjo të ndodhë në Bullgari, pavarësisht nga kushtet. Kam biseduar me kolegë dhe ata mendojnë seduhet të bëhet diçka. Unë po kështu mendoj në të njëjtën mënyrë, sepse një spital nuk mundet të funksionojë pa infermiere. Por që të mund të motivohen këta njerëz që të mbeten, duhet të ketë ndryshime në sistem”.

Sipas një sondazhi mes të diplomuarve në vitin 2021 nga Universiteti Mjekësor në Sofje, qëndrimet për të punuar në vendet evropiane janë rritur me 8% krahasuar me dëshirën e studentëve që i kanë mbaruar studimet vitin e mëparshëm. Vlladimir Janev - një nga tre studentët e shkëlqyer gjithashtu shikon nga perëndimi.

“Dua që të specializoj në fushën e sëmundjeve të brendshme - thotë mjeku i cili është diplomuar tani vonë.  Kjo nuk ndodh dhe kaq shpesh në Bullgari, sepse sëmundjet e brendshme janë të ndara në degë të ndryshme. Dëshiroj që të shkojë në Gjermani, aty të specializoj kardiologji dhe pas kësaj mbase të kthehem”.

Ja se çfarë u uron Raja Dimitrova kolegëve të saj të rinj:

Duke ndihmuar mund të shikosh gëzimin e vërtetë të bashkatdhetarëve të vet dhe shpresojmë që kjo do ti shtyjë që të mbeten, dhe jo vetëm të flasin  për pagesën dhe problemet në shëndetësi. Le ti shikojnë gjërat nga pikëpamja njerëzore dhe të jenë më të mirë”.

Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistave të BNR “Hristo Botev dhe BNR-Varna/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD